Blushi: Sa herë Rama është në hall, i jep Ruçit një copë letër për ta firmosur

466
Deputeti Ben Blushi, njëherësh kreu i LIBRA-s nga foltorja e Kuvendit i bëri thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që mos të miratojë kërkesën e maxhorancës për shtyrjen e regjistrimit të koalicionit PS-LSI.
Blushi theksoi se gjithçka po bëhet jo me ligj, por me letra dhe në mënyrë antikushtetuese.

“Ju kam bërë shumë pyetje këto 6 muaj te fundit kam dhe një pyetje sot, meqë mund të jetë një nga seancat e fundit. Sikur të vinin para një ligji sot se muaji shkurt nuk ka 28 ditë por 45 ditë. Do ta votonit ju? Muaji gusht nuk ka 30 ditë, por ka 70 ditë. Do ta votonit? Ndoshta do të votonit, por kjo është ajo që ndoshta doni të bëni duke ndryshuar afatet zgjedhore, jo me ligj por me letrën. Letrën që Ilir Meta dhe Rama i kanë çuar KQZ për t’u dhënë mundësi koalicionit të tyre të regjistrohen kur të duan. Nëse KQZ çmendet dhe merr parasysh këtë, KQZ ka rënë pasi vendos që me shumicë votash të ndryshojë kodin zgjedhor. Përveçse nuk keni dal t’ja bëni këtë letër KQZ, po ku ndryshon kjo nga ajo që bën PD-ja? Ata nuk njohin 18 qershorin. Ju mund të mos jeni në 18 qershor, po unë prapë këtu do jem. Vendimi është antiligjor dhe institucioni shkon në gjykatë. Kjo është vetëm për një arsye, për të zgjedhur më shumë kohë për koalicionin, por ky koalicion ka rënë.”, tha Blushi.

Blushi tha se shpreson që KQZ të mos e marrë vendimin për shtyrjen e afateve për regjistrimin e koalicioneve pasi në këtë mënyrë i jepen fuqi prapavepruese. Ai tha se sa herë Rama është në hall i jep një copë letër Ruçit ta firmosë.

“Nuk e merr këtë vendim fatmirësisht, shpresoj të mos e marrë. Ky koalicion ka rënë nëse KQZ nuk mund ta marrë këtë vendim. E pranoni sot se nuk keni koalicion. E dini shprehjen e famshme, nacionalizmi është streha e fundit e maskarenjve, në këtë rast procedura është streha e fundit e politikanëve të korruptuar. Mirë u çmend një palë dhe u fut në çadër për 60 ditë dhe thotë shtyni zgjedhjet po pala tjetër?

Kur isha para një viti në PS, më ndodhi e njëjta gjë. Doja të pyesja shokun Gramoz ore si ka mundësi sa herë ky është në hall të jep një copë letër. Ta firmosësh ti. Ky vendim i jep KQZ fuqi prapavepruese. Nuk ka më koalicion. Kështu e shkatërruat edhe fabulën tuaj në Kongres me një copë letër. 18 qershorin me këto lojëra procedurale, me firmën për shokun Gramoz duan ta kthejnë në referendum për vete. Pa opozitë. Doni ta bëni siç e bënë vjet brenda PS-së”, tha Blushi.

Ai u ndal edhe tek procesi i zgjedhjes së presidentit, duke i quajtur qesharake seancën e djeshme dhe atë të vendosur për sot. Blushi paralajmëroi edhe dështimin e raundit të tretë.

“Tani po digjni dhe presidentin… A ka mundësi një maxhorancë që pretendon se ka numra, po djeg të gjitha raundet e presidentit. Dje një seancë qesharake. Raundi i dytë sot në orën 15:00. A bëhet në më pak se 24 orë?

Do digjni dhe raundin e tretë. Për çfarë po e bëni këtë, se nuk keni pikë respekti për këto institucione. Presidenti do jetë një deleguar atje. Po thoni se po i jepni kohë PD-së por në fakt po blini kohë. Doni ta zgjidhni presidentin pas zgjedhjeve, mundet”, deklaroi Blushi.
Sigal