Blushi: Rama si Levantin, lyen sqetullat me parfum për t’u dukur si francez

463
Sigal

Ben Blushi e quajti Ramën si një levantin, që sipas Konicës janë njerëz orjentalë.

Blushi: Nëse sot nuk do shihja një akt të shëmtuar sot në parlament si një pjesë e kësaj salle. Duartrokitet një njeri që tha se ai që sot është president i SHBA; Nëse zgjidhet sic i zgjidh do të ishte fatkeqësi kombëtare. Ka edhe njerëz që e duartrokitën dhe unë e di pse e bënë dhe nuk pyes. Ajo që pyes është se pse sot prap Edi Rama në këtë parlament u mbur se fjalët që ka thënë për njeriun që u zgjidh president të SHBA janë të merituara, dhe ka sipas tij disa levantinë që duhen fajsuar se po bindnin shqiptarët se ai ka pasur të drejtë.

Besoj e dini çfarë do të thotë levantinë?

Levandinë sipas Konicës janë ata që jetojnë në atë zonën e orjentalit, Turqi, Siri Jordani dhe bëhet fjalë para 100 vjetës dhe lyenin sqetullat me parfum dhe frynin të pasmet për tu dukur si francez. Edhe ka shumë sot akoma që janë si levantinët e Konicës dhe e dini për ke e kam fjalen.