Blushi: Rama sheqerosi marrëdhëniet me Serbinë në kurriz të Kosovës

446
Deputeti Ben Blushi akuzon kryeministrin Edi Rama se ka personalizuar diplomacinë duke sjellë dhe dobësimin e rolit të Shqipërisë në rajon.
Në replikë ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha se politika e jashtme po tentohet të përdoret në funksion të politikës së brendshme
Ben Blushi: Kemi sheqerosur marrëdhëniet me Serbinë, kemi helmuar marrëdhëniet me Greqinë. Jemi kaotikë në marrëdhëniet me Maqedoninë, dhe kemi luajtur një ruletë ruse në raportet me SHBA.
Ditmir Bushati: Të thuash që Edi Rama sheqereroi marrëdhëniet me serbët në kurriz të Kosovës më e pakta që mund të them është e pavërtetë
Normalizimi i marrëdhënieve Shqipëri-Serbi varet dhe nga ecuria e marrëdhënieve Kosovë -Serbi, që në gjykimin tonë do të duhej të përfundonte me procesin e pajtimit mes Kosovës e Serbisë, që në finale do të sillte njohjen e ndërsjelltë.
Shqipëria e ka mbajtur këtë pozicion dhe ka kontribuar për stabilitetin në rajon dhe ka inkurajuar jo thjesht Kosovën për të ardh rreth këtij qëndrimi.
Sigal