Blushi: Policia po përdoret për vota

406
Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, vijoi fushatën elektorale, duke biseduar me simpatizantë dhe anëtarë të partisë së tij në qytetin e Elbasanit. Gjatë bashkëbisedimeve, ai ka vënë theksin te policia, që për të ka braktisur qytetarët, duke iu bindur urdhrave politikë. ”Ky i ka thënë policisë, ose mbillni kanabis, ose shkoni e mblidhni vota për mua. Mblidh vota, mbill kanabis. Nuk ju mbron njeri dhe jeni nën kërcënim”, u shpreh Blushi. Një tjetër problem, mbetet tarifa e lartë për studentët, për të cilët Blushi prezantoi programin e tij. “Në qoftë se ti shkon në universitet dhe fatkeqësisht Edi Rama është prapë në pushtet do të paguash, a e di se sa? 1 milion e gjysmë lekë në vit. Në qoftë se vijmë ne o do ta reduktojmë ose do ta zerojmë këtë tarifë për familjet në nevojë”, tha Blushi. Gjatë takimeve Blushi theksoi se nuk duhet të lejohet përdorimi i policisë për të mbledhur vota. Sipas tij, duke votuar Blushin do të ketë më shumë vende pune dhe ekonomi më të fortë.
Sigal