Blushi në Kuvend iu drejtohet deputetëve të PS: Bindeni Ramën të japë dorëheqjen

539
Në një kohë kur në foltoren e Kuvendit ka nisur të flasë deputeti Ben Blushi, njëherësh kreu i LIBRA-s, disa nga të pranishmit në sallë, mes tyre kryeministri, Edi Rama, disa ministra të PS dhe ligjvënës socialistë kanë nisur të dalin prej aty.
Mes pak deputetëve të ngelur në sallë, Blushi akuzoi sot qeverinë ‘Rama’ se me votimin e komisioneve të vettingut, prapë sipas tij “vettingu” u bllokua. Teksa e cilësoi këtë një paradoks, kreu i LIBRA-s i bëri thirrje deputetëve të PS-së, që të bindin Ramën që të japë dorëheqje.
“Iku ky deliri kryeministri i Shqipërisë. Jeni në krizë, drejtësia e bllokuar zgjedhjet e bllokuara. Sot duhet të kishte ardhur për të dhënë dorëheqje. Bindeni të ikë edhe 70 ditë se zhbllokohet vettingu. Bindeni të japë dorëheqjen nuk ka rrugë tjetër. Kam tre ditë që e kërkoj.” -tha Blushi.
Mes të tjerash Blushi shtoi se: “E dini se ça keni bërë sot? Për një votim për komisionet e vettingut, vettingu prapë është bllokuar. Gjysma e komisioneve nuk për të ardhur. Ka dy paradokse; e para se gjysma e komisioneve nuk janë. Unë do prej asnjë nga kandidatët, një nga kandidatët që u votua për procesin e vettingut, është Vasilika. Kam respekt për atë zonjë. Vasilika me ty e kam. Kam respekt për ty, je në Komisionin e Vettingut dhe në kryesinë e PS. Ti Vasilika je në kryesinë e PS dhe voton dhe për kryebashkiakun Rroshi dhe Dakon”, – deklaroi Blushi.
Sigal