Blushi: Ndjehem i kërcënuar nga ajo që tha Berisha

449
Deputeti socialist, Ben Blushi, komentoi sot deklaratën e ish-kryeministrit të vendit, i cili tha se qytetarët duhet të armatosen sepse nuk janë të sigurtë nga bota e krimit. “Ndjehem i kërcënuar nga ajo cfarë tha Berisha. E ka bërë njëherë në vitin 1997. Ju coheni për të mbrojtur atë që tha Saliu. Të pyes Ed Palokën. Je dakord që ai që të shet picën ai të ketë një pistoletë? Jeni dakord Jozefin që parukierja të ketë pistoletë në sirtar? Unë besoj që ky debat duhet të sqarohej. Cfarë mendon një varfanjak që beson se komshiu i ka marrë pronën me patëdrejtë, do shkoj të marrë armën me frymëzimin e Saliut? Unë po luftoj ti tregoj partisë sime se si mud ta denigrojë atë çmenduria e një njeriu dhe fatkeqësisht ju jeni demostrimi i kësaj ideje””, tha Blushi
Blushi dënoi ashpër këto deklarata dhe tha se çështja e Shullazit nuk justifikon thirrje të tilla. Ai i kërkoi opozitës të distancohet menjëherë nga këto deklarata. “Nuk e justifikon Shullazi atë që tha Sali Berisha. Tërhiqeni këtë që thatë sepse është fatale. Keni cfarë keni me Tahirin nuk më intereso, por nuk mund të mbroheni me mbajtjen e armëve. Tërhiqeni këtë sepse është katastrofë, është turp.”, përfundoi ai.
Sigal