Blushi: Ky parlament jo shpesh sadist, por çdo ditë esadist

551
Që nga viti 1914 kur fuqitë e medha na sollen një administrator të huaj për shkak se nuk kishim mundësi dhe organizmim për të marrë vendimet e duhura për shtetin tonë ndoshta nuk ka patur ditë me të turpshme për në. Por nëse në vitin 1914 ushtrimi i sovranitetit ishte i pamundur sot është e edhe më keq.
Cfarë ka ndodhur?
Me dyshimin se klasa politike nuk do dhe po e saboton reformën në drejtesi, ambasadoret e Bashkimit Evropian dhe Amerikes kanë vendosur të mbledhin grupet parlamentare duke u përcaktuar atyre orarin e punës dhe vetë punën.
Në një kuptim kanë vendosur ta mbledhin dhe diktojnë parlamentin jashtë kësaj salle.
Ne cdo kuptim nga kjo ditë ky parlament ka humbur legjitimitetin dhe sovranitetin e tij.
Fatkeqësisht kjo është e vërtetë.
Fatmirësisht kjo po ndodh.
Të huajt vendosen të mos na lënë vetëm. Kjo është e qartë.
Por natyryrisht kjo mbështetje vjen me një çmim
Kush është cmimi?
Cmimi është tallja me këtë klasë poltike. Cmimi eshte cmotimi i saj. Cmimi eshte percmimi i saj. Cmimi eshte ndeshkimi i saj. Cmimi eshte shfarosja e saj. Ne jemi ne prag shfarosje si specije politike, proces te cilin shqiptaret nuk e kryen dot por proces te cilin mezi e kane pritur.
Nese ne ikim shqiperia do jete me mire. Kjo eshte ceshtja.
A eshte ky nje cmim i merituar. Nese pyesim shqiptaret une do thosha se ata do ta aprovonin qe ne tallemi dhe neperkembemi kaq keq.
Shqiptaret me ne fund kane mundesi te shpresojne se klasa e tyre poltike do ndeshkohet pasi ka rezistuar te ndeshkoje veten per kaqshumekohe.
Reforma ne drejtesi ndoshta do kaloje cka mund ti jape shprese shqiptareve se me mbikeqyrjen e partnereve nderkombetare e prona e tyre sdo vidhet me, interesi publik do mbrohet, pyjet nuk do shkaterrohen, deti nuk do falet, kullat nuk do ngrihen, te ardhurat nuk do përgjysmohen dhe jeta ne shqiperi mund te jete pak me e drejte dhe per pasoje pak me e pranueshme.
Reforma ne drejtesi pas kësaj ndërhyrje munnd te sherbeje per ndalur shpopullimin e Shqiperise dhe zbrazjen e vendit nga politikanet e saj cka ka ndodhur ne 25 vjet.
Meqe permenda vitin 1914 duhet te them se ndoshta pas kesaj dite, pra nese nderkombetaret marrin ne dore drejtesi ne shqiptare ka shprese qe poltika esadiste te shterrojne.
Ky parlament dhe shume para tij nuk qene shpesh sadist por kane qene cdo dite esadist.
Ai ka ecur me vullnet dhe kembengulje ne rrugen e Esad Toptatinit. Kunder interesit kombëtar kunder interesit publik kunder Shqiperise ne pergjithesi.
Dhe sic dëshmon historia Esadi frenohej vetem kur hynin ne loje nderkombetaret dhe me ndihmen e tyre edhe shqiptaret.
Ky parlament eshte besnik i parimeve esaditste dhe natyrisht do kete fundin e tij.
Shikoni fare shemtije. Shikoni ku e solli veten kyparlament . Ambasadoret do vijne ne grupet tona parlamentare per te na bindur te bejme drejtesi.
Une besoj se kjo jo vetem nuk ka nddhur por edhe nuk ka per te ndodhur me. Eshte testi i pafuqise se ketij parlamenti per te vendosur ne interesi npublik.
Eshte testi i i kësaj klase poltike e cila po dorezon me vullnet detyrimin qe ka per te marre vendimet e duhura per shqiptaret.
Eshte nje dite ne te cilen provohet se parlamenti i shqiperise nuk ka as fuqi dhe as dinjitet per te votuar ate fare duhet dhe fare pritet prej tij.
Sot po tallemi dy here. Nje here nga shqiptaret te cilet kane te drejte te thone se ky palrlament e ka konsumuar oren e vet dhe heren e dyte nga nderkombetaret te cilet natyrisht do tallen me tre grupe parlamentare, te cilat do mblidhen per te marre urdhera.
Une besoj se sot te tre grupet tona parlamentare duhet te skuqen. Nuk do doja te isha anëtar i asnjerit prej tyre.
Sidoqoftë them se klasa jone politike e meriton kete tallje.
Ky eshte fundi i saj me i denje dhe me i arsyeshem.
Ky nuk eshte fillimi i fundit por eshte sic thoshte Curcilli fundi i fillimit.
Te huajt po i heqin mundesine klases poltike te caktoje gjyqtaret dhe prokuroret e vet. Kjo eshte e verteta.
Ndoshta ka ardhur koha te shkojme ne shtepi pasi ti leme nje shenim ne muret e kësaj salle.
Mbaroi koha e sadisteve esadiste.
*Fjala e plotë e deputetit Ben Blushi në seancën parlamentare të datës 5 Maj 2016
Sigal