Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, ka kallëzuar penalisht katër numëruesit, të cilët i ka akuzuar në një video se kanë zhdukur 18 vota të partisë së tij në dy kuti në Tiranë. “Kam paditur në Prokurori katër numërues, që vetëm në dy kuti në Tiranë kanë zhdukur 18 vota LIBRA. Këta janë Mirand Seferi, Ergys Hila, Elona Filloli dhe Florian Shkreta. Mbikëqyrja e filmave të KQZ tregon se nuk janë vetëm këta, por edhe shumë të tjerë dhe kallëzimet penale do vazhdojnë. Ka ardhur koha që dikush të ketë frikë nga zgjedhjet”, shkruan Blushi.