Blushi i propozoi si ta rrëzojnë Ramën. Ja përgjigjia e Bashës

608
Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur Ben Blushit për ftesën për të rrëzuar Ramën me mocion mosbesimi. Nga çadra, kryedemokrati tha se propozimi i tij nuk mund të funksionojë, pasi PD kërkon një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe jo përjashtim të PS.

Basha: Sot dëgjuam një propozim nga Beni i cili sot në mëngjes thotë më ke dhënë emocion kundër Ramës, për të rrëzuar Ramën në Parlament, besoj e dëgjuat apo jo?! Duke e marrë të mirëqenë se do të ketë të njëjtin mendim në darkë siç e kishte në mëngjes, se e ka këtë problem, e ndryshon, dua t’iu shpjegoj me dashamirësi çdo qytetari se përse kjo nuk funksionon. Ne kërkojmë një zgjidhje gjithëpërfshirëse, ne nuk duam përjashtimin e Partisë Socialiste nga kjo zgjidhje, nga qeveria teknike, e kemi thënë që në fillim se duhet të ketë një mbështetje të gjerë politike, si fondamenti i një procesi elektoral me premisa barazie, i paqes dhe bashkëjetesës demokratike. Duam pra një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe jo përjashtuese. Ne nuk duam që përmes këtij procesi ti pararendim gjykimit të qytetarëve me votë, duam që qytetarët të gjykojnë dhe të votojnë të lirë dhe të pakërcënuar. Kjo është arsyeja se përse ftesa jonë i është drejtuar çdo formacioni të madh politik në vend. Për t’i dhënë Shqipërisë një qeveri teknike me mbështetje të gjerë politike, me mandatin e paracaktuar. Koha për ta zgjidhur këtë me dialog po shkon drejt mbarimit, më mirë vonë se kurrë, çdo minutë reflektimi është i mirëpritur.
Sigal