Blushi ftesë publike PD-së: Jepni firmat të shkojmë njëkohësisht në zgjedhje parlamentare e presidenciale

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka mbështetur publikisht deklaratën e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha sa i takon alternativës për zgjedhjen e presidentit të ri nga populli.

Me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, deputeti Blushi theksoi se ndihet mirë që më në fund PD ndryshoi mendim, ndërsa e ftoi publikisht opozitën që të japë firmat e duhura që vendi të shkojë njëkohësisht në zgjedhje parlamentare dhe presidenciale.

MESAZHI I BLUSHIT
PRESIDENTI DHE PARLAMENTI TE ZGJIDHEN NGA POPULLI NE NJE DITE
Lulzim Basha ka pranuar sot që Presidenti duhet të zgjidhet nga populli. Ne qershor bashkë me Moza Hafizin, Arta Daden, Dashamir Shehin,Vangjel Dulen, Agron Dukën, Luljeta Arapin, Nard Ndokën,Tahir Muhedinin dhe Eduart Selamin kemi depozituar ne Kuvend një amendament kushtetues për të ndryshuar mënyrën e zgjedhjes së Presidentit. Partia Demokratike nuk pranoi ta mbështeste njëlloj si Rilindja dhe LSI. Amendamenti kërkonte 28 firma dhe nuk u fut ne votim. Me vjen mirë që PD ndryshoi mendim dhe e ftoj të na japë firmat e duhura për të shkuar në zgjedhje parlamentare dhe presidenciale njëkohësisht në te njëjtën ditë qoftë 18 qershor apo kurdo. Populli le të zgjedhë!