Blushi filmon sherrin Rama-Berisha: Duhen hequr të dy, që të flasë populli

467
Sigal

Seanca e sotme plenare është karakterizuar nga përplasje mes deputetëve të mazhorancës e opozitës në sallën e Kuvendit, por edhe nga momente humori e batutash. Plot tre herë, seanca është ndërprerë për shkak të mbledhjes së deputetëve të opozitës pranë foltores së Kuvendit. Në dy raste ka qenë deputeti Noka i cili ka kërkuar që fjalën ta marrë ish-kryeministr Berisha, dhe jo ministri Beqaj apo kryeministri Rama.

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka publikuar një video në “Facebook”, ku tregohen momentet ku deputetët e veçanërisht Rama e Berisha përplasen me njëri-tjetrin për radhën e fjalimeve.

“Shikoni si zihen Deliri dhe Saliri kush do flasë i pari në Parlament. Duhen hequr të dy që të flasë populli!”, tha Blushi.

Në video shfaqet ish-kryeministri Berisha para foltores duke komunikuar me deputetët e PD-së, Flamur Noka e Edi Paloka që qëndrojnë afër tij bashkë me deputetë të tjerë, ndërsa Rama komenton nga karrigia e tij.