Blushi e akuzoi se po e përjashton nga zgjedhjet, reagon kreu i KQZ-së, Denar Biba

496
Kryetari i KQZ-së, Denar Biba ka reaguar për herë të parë pas lajmit të bllokimit të regjistrimit në KQZ të partisë së Ben Blushit. Ai e ka konsideruar të ulët si veprim faktin që Blushi u mor sot personalisht me të në emër të institucionit që Biba drejton, duke shtuar se këto veprime thjesht bëhen për të marrë 2-3 vota më shumë. Reagimi Jam shume i keqardhur per sjelljen dhe fyerjet e drejtuara ndaj meje dhe mbiemrit qe une me krenari mbaj nga ana e deputetit B.Blushi. Paragjykimi i vendimmarrjes se KQZ dhe personalizimi i institucionit me emrin e kryetarit eshte nje veprim shume i ulet dhe jashte cdo morali. Sa keq qe, edhe nje parti, e cila pretendon te sjelle moral ne politiken shqiptare, shpif, fyen e hiqet si viktime, gjasme e persekutuar nga KQZ. Shpresoj qe, jo vetem ju miqte e mi virtuale, por cdo qytetar te dije te beje dallimin mes pelivanlleqeve te politikaneve per 2-3 vota meshire me shume dhe sjelljes korrekte te profesionisteve.
Sigal