Blushi: Drejtësia, një ëndërr e largët. LIBRA u krijua për t’i dhënë shpresë shqiptarëve

483
Sigal

Deputeti Ben Blushi ishte në Korçë ku prezantoi partinë e tij të re LIBRA para qytetarëve të këtij qyteti.
Blushi deklaroi se pas 25 vitesh tranzicion, Shqipëria ende ngelet një vend i varfër. Sipas tij korrupsoni nuk do të lejojë që e nesërmja të jetë më mirë dhe drejtësia është ëndërr e largët për shqiptarët.
“Ata që janë në parlament, janë me precedent penalë. Libra u krijua për t’i dhënë shpresë shqiptarëve pasi do të çlirojë Shqipërinë nga korrupsioni.
LIBRA mbështet ata që kanë më shumë nevojë për shtet. Drejtësia është një ëndërr e largët për shqiptarët. Libra do të ndihmojë arsimin publik jo privat. Ne paguajmë me taksat tona për shkollat e larta. Bandat kontrollojnë ilaçet, naftën mbetjet”-theksoi Blushi.