Blushi: Byroja e Hetimit, jo pakt mes të korruptuarve apo vizë për të hyrë në Ambasadën e SHBA

382
Deputeti Ben Blushi kritikoi mazhorancën dhe opozitën në Kuvend, pasi sipas tij po e shtyjnë në mënyrë të qëllimshme reformën në drejtësi dhe byronë e hetimit, duke krijuar perceptimin se po shkojnë drejt një konsensusi për të mos zbatuar asnjë nga ligjet që miratohen në parlament. Sipas Blushit, Byroja e Hetimit nuk duhet të jetë një pakt mes të korruptuarve. “Parlamenti jonë e ka këtë tipar, nevojën për të shtyrë emergjencat. Kështu ndodhi edhe me ligjin për dekriminalizimin, u miratua në limite. Kush është perceptimi që kanë njerëzit, që ne bëjmë ligje dhe nuk i zbatojmë ligjet. Ne bëjme pakte dhe gjejmë konsensus që të mos ndëshkohemi reciprokisht. Kjo që po ndodh me ligjiN e dekriminalizimit do të ndodhë edhe me byronë dhe reformën në drejtësi. Ligj për dekriminalizimin pati, por dekriminalizim nuk pati, reformë në drejtësi do ketë por drejtësi nuk do ketë.”- deklaroi deputeti.
Sigal

Sipas Blushit, “shtyrja e miratimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe reformës në drejtësi i dobëson deri në nul të gjitha pretendimet e qeverisë se ka reforma në Shqipëri. Të krahasosh reformat e pretenduara me reformat e vërteta si koncept është njëlloj si të krahasosh 21 janarin me lagjen 21 dhjetori.”- deklaroi Blushi. Deputeti Ben Blushi ironizoi dhe fjalën e kryeministrit mbi punësimin. “Doli kryeministri që u thoshte shqiptarëve ju harxhoni kohën kot duke ndejtur në kafe e bilardo, ka vende sa të doni pse nuk shkoni të punoni. Ka më shumë vende pune se shqiptarë e se qytetarë, e tha kryeministri, më habiti.

Në Korcë tha, është një fabrikë që kërkon kasapë, por në Korcë ka më shumë juristë se kasapë. Të presin ligjin për dekriminalizimin se do gjejnë kasapë më shumë se u duhen. Shqiptarët që na shohin në televizion kujtojnë se ne tallemi me ata. Se ne akuzojmë shqiptarët se ne u japim punë por ata nuk dinë të punojnë, se ne u japim punë, por ata janë të pakualifikuar”. Madje, Blushi theksoi se duke u shtyrë Reforma në Drejtësi, duket se mes palëve në politikë ekziston një pakt i fshehtë. “Për fat të keq, duke shtyrë reformën në drejtësi, hetimin për ne, byronë e hetimit po i bindim shqiptarë se ekziston një pakt që mos të ketë ndëshkim dhe hetim për zyrtaret”.