Blushi akuzon “të mëdhenjtë”: Duan zgjedhje pa reformë

576
Sigal

Kryetari i partisë Libra, Ben Blushi ka akuzuar partitë e mëdha se nuk e duan reformën zgjedhore, pasi sipas tij ajo cënon interesat e tyre.
“Reformë zgjedhore s’do ketë pasi partitë e vjetra nuk duan për sa kohë që votat i numërojnë vetë”, ka deklaruar Blushi.
Ai ka theksuar se, “Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku kundërshtari numëron votat e kundërshtarit”.
“E megjithatë, zgjedhje do ketë. Nuk e mundim dot këtë sistem pa vota. Më pas shohim”, ka thënë Blushi.