Blushi akuzon Ramën: Nxorre nxënësit nga mësimi për takimin tënd, u kërcënuan me nota e mungesa

449
Kryetari i LIBRA-s Ben Blushi ka akuzuar Ramën se nxorri nga shkollat nxënësit dhe i mblodhi me urdhër në takimin e djeshëm që kryeministri bëri në Apolloni.

Përmes një statusi të publikuar pak minuta më parë në faqen zyrtare të Facebook-ut, Blushi shkruan se Edi Rama i mblodhi nxënësit me urdhër duke ju folur kundër partive që ata apo prindërit e tyre mbështesin dhe duan të votojnë, e ndërsa mësuesit i kanë kërcënuar me nota apo mungesa.

Statusi i plotë
“TI NXJERRIM PARTITË NGA SHKOLLAT
I turpshem mitingu i Edi Ramës me nxënësit e shkollave të Fierit. Edhe sikur të kishin ardhur me qejf duke lënë mësimin për të ndjekur të Pandjekurin, nuk do kishin dot aq para sa të paguanin autobuzët nga qyteti deri ne Apolloni. Edi Rama i mblodhi me urdhër duke ju folur kundër partive që ata apo prindërit e tyre duan të votojnë. Mësuesit i kërcënuan me nota ose me mungesa.

Është njëlloj sikur të kërcënosh pacientët se do ti zbosh nga spitali po nuk votuan për ty. Në një vend normal këta mësues pushohen nga puna. Prandaj jam më i bindur se kurrë për depolitizimin e trupës mësimore. Mësuesit nuk duhet të kenë të drejtë të marrin pjesë në parti, as në komisione, as në mitingje, njëlloj si policët. Kështu shpëton edhe shkolla,edhe partia edhe Apollonia. Duhet ta kthejmë në normë. Edi Rama natyrisht le ta votojë kundër.”
Sigal