Bllokohet transmetimi i Kuvendit, Vasili akuzon Ramën: I padituri trembet nga debati

57
Punimet e Kuvendit të Shqipërisë sot për herë të parë nuk janë transmetuar Live, pasi TVSH-ja ka bllokuar sinjalin dhe nuk lejon mediat ta marrin atë pa paguar një tarifë.
Kryetari i Grupit të LSI, Petrit Vasili, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama, se i trembur nga debati, po bën gjithçka të errësojë fjalën e lirë për shqiptarët.
“Një i paditur që drejton qeverinë, duke u trembur nga debati, – tha Vasili, – ka bërë gjthçka që ta kthejë parlamentin në një sekt që nuk flet, ku fjala nuk shpërndahet dhe errësimi i fjalës për mediat shumë të rëndësishme shqiptare që kanë qënë dritare komunikimi për këtë qeveri, të kthehen si në 96- 97 ku kemi pasur vetëm një TVSH e skandale të mëdha. Pra jemi kthyer në 96 dhe 97
Nuk habitem që një i paditur dhe shkollëpak të mbyllë sinjalin dhe ky është fundi i fjalës së lirë në Shqipëri ndaj duhet të përgatiteti ndaj këtij izolimi. Përfaqësuesit e zgjedhur me votë nuk kanë mundëis të komunikojnë me qytetarët e tyre.”
Sigal