Bllokohet autostrada Kashar-Tiranë, Kryeministri Edi Rama kthehet nga Brukseli

396
Sigal

Kryeministri Edi Rama
është kthyer nga Brukseli ku ndodhej sot për një mëngjes pune me ministrat e
Jashtëm të vendeve të BE.

Ai mbërriti
në Bruksel nga SHBA-ja, ku hapi ekspozitë me piktura në Nju Jork. Ndërsa
gjatë pasdites mbërriti në Rinas, kurse policia ka bllokuar aksin nga Kashari
drejt Tiranës, pasi do të kalojë eskorta e Kryeministrit.

Një situatë skandaloze,
pasi qytetarët nuk lejohen që të kalojnë, ndërsa Kryeministri Edi Rama duhet ta
ketë rrugën e lirë. Video e publikuar nga ‘Jeta Osh Qef’ tregon bllokimin
e autostradës, ndërsa automjetet e tjera janë detyruar të kalojnë nga rruga
dytësore.