Bllokohen 6 Qendra Votimi në Korçë, kapet një votues duke fotografuar

565
Gjashtë Qendra Votimi janë bllokuar në Korçë paraditen e sotme rreth orës 9:40. Bëhet fjalë për 6 QV në shkollën “Sotir Gurra” në Korçë, ku një person është kapur duke fotografuar votën.
Pas kësaj, nga ana e komisionerëve dhe vëzhguesve është njoftuar policia, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Nuk dihet ende se si do të procedohet.
Sigal