Bllokimi i rrugëve nga studentët, reagon Edi Rama: Çfarë borxhi ju kanë qytetarët?!

260

Ndërsa studentët kanë bllokuar disa prej akseve kryesore të qytetit të Tiranës, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të reagojë sërish në Twitter.

Ai pyet studentët që po bllokojnë rrugët që sipas tij janë të ndikuar politikisht se çfarë borxhi kanë qytetarët e tjerë që iu bllokohet rruga.

REAGIMI I EDI RAMËS:

A mund t’ju pyes juve që ju mësojnë Doktorresha dhe Artisti të bllokoni rrugët e qytetit e dyert e fakulteteve, ndërkohë që mbani bllokuar rrugën e Dialogut, duke iu hedhur në fyt me sharje e akuza atyre që duan Dialog: Po çfarë borxhi ju kanë juve qytetarët e studentët e tjerë?