Bllokimi i Kushtetueses/ KED nuk merr në dorëzim dosjet e kandidatëve, PS kërkoi ndërprerjen e proçesit

542
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk ka marrë në dorëzim 38 dosjet e kandidatëve që kanë aplikuar për dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.
Mësohet se nga 27 shkurti kur lista është shpallur publikisht, dosjet e kandidatëve për gjyqtarë kushtetues qëndrojnë në presidencë. Përmes dy shkresave në dy data të ndryshme, Presidenca i është drejtuar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që kryesohet nga gjyqtari Artan Broci duke i kërkuar të sqarojë se ku dhe kujt duhet t’ia dorëzojë dosjet e aplikantëve.
Në të dyja rastet, KED e cila ka për detyrë shqyrtimin e dosjeve dhe renditjen e kandidatëve, nuk i ka kthyer asnjë përgjigje Presidentit të Republikës.
Këto dy shkresa të Presidencës i janë dërguar jo vetëm kryetarit të KED-së, Artan Broci, por edhe anëtarëve të tjerë të Këshillit, si dhe për dijeni, Kuvendit të Shqipëri, Avokatit të Popullit dhe Komisionit të Vettingut.
Por as përfshirja e këtyre organeve nuk ka ndihmuar.
Një ditë më parë, Partia Socialiste kërkoi që KED mos vazhdojë proçesin për plotësimin e 4 vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja tha për median se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, nuk mund të vlerësojë kandidaturat, për sa kohë vetë anëtarët e këtij Këshilli nuk kanë kaluar testin e vettingut.
Kontrolli i anëtarëve të KED-së është në proces, dhe nuk dihet se kur mund të përfundojë, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka vetëm 5 nga 9 anëtarë që duhet të ketë normalisht.
Sigal