Bllokimi i drejtësisë, taktikë e “Soros” për “kapjen” e sistemit

682
Roli i “Soros”-it që bllokoi reformën në drejtësi, opozita: Jo shortit të KED!
PD dhe LSI e cilësojnë si antikushtetues zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve që do të bëhet sot nga Kuvendi. Argumentet, kërkesat, roli i fondacionit “Soros” dhe lista e kandidatëve
Partitë e opozitës e cilësuan si antikushtetuese procedurën e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), që pritet të zhvillohet sot në Kuvend. Sipas Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, për hedhjen e shortit, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë. PD dhe LSI i janë drejtuar zyrtarisht kryeparlamentarit, duke kërkuar frenimin e kësaj procedure. Më parë, edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, refuzoi të realizonte hedhjen e shortit për shkak të mungesës së disa institucioneve, që duhet të ishin ngritur pas miratimit të reformës në drejtësi. Por rreth 18 muaj pas ndryshimeve në Kushtetutë për reformën në drejtësi, asnjë prej këtyre institucioneve nuk është ngritur, mes tyre edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Për këtë strukturë mungon kandidatura nga shoqëria civile, një proces që duhet të zhvillohet nga Avokati i Popullit, nëpërmjet Komisionit të Shoqërisë Civile. Ky komision pranë Avokatit të Popullit drejtohet nga Andi Dobrushi, njëkohësisht edhe drejtues i fondacionit “Soros” në Shqipëri. Një rreth vicioz një ka shtyrë të gjithë proceset e ngritjes së institucioneve të drejtësisë, duke ndezur debatin politik dhe akuzat për kapje të sistemit. 

Rreth një vit më parë, Kuvendi zgjodhi anëtarët e KED-së, por ky organ nuk u mblodh asnjëherë për shkak të ngritjes me vonesë të strukturave të vetingut. Për rrjedhojë, në fund të dhjetorit përfundon edhe mandati 12-mujor i tyre në KED. “Kryetari i Kuvendit ka vepruar në kundërshtim flagrant me kompetencën kushtetuese dhe ligjore, duke u diktuar organeve të pavarurave zbatimin e deformuar të ligjit. Kryetari i Kuvendit u ka kërkuar institucioneve, Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Prokurorit të Pëgjithshëm, Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë,të hartojnë listat e kandidatëve për KED, duke u bazuar tek neni i Kushtetutës që përcakton masën disiplinore si kriter të vetëm për kandidatët”, theksohet në letrën e dërguar nga PD për Ruçin. Sipas opozitës, ndryshimi i rregullave, për shkak të përshtatjes me vullnetin e njëanshëm të mazhoracës, përbën haptazi tentativë për të ndikuar në përbërjen e KED-së, me qëllimin final, garantimin e kontrollit politik nga mazhoranca mbi këtë organ të pavarur kushtetues dhe nëpërmjet tij, në Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë. Në letrën për kryetarin e Kuvendit, që i drejtohet edhe Presidentit, institucioneve të përfshira në proces dhe ambasadorëve, theksohet se “qëllimi i kapjes së drejtësisë i shërben edhe mungesa e plotë e transparencës”. “Kuvendi, nuk ka bërë publik, si herën e shkuar, korrespondencën me Presidentin e Republikës dhe institucionet e pavarura, si dhe nuk keni publikuar apo njoftuar listën e kandidatëve që do të përfshihen në short“, vlerëson opozita.
Konkluzionet
1 – Kryetari i Kuvendit ka vepruar në kundërshtim flagrant me kompetencën kushtetuese dhe ligjore, duke u diktuar organeve të pavarurave zbatimin e deformuar të ligjit. Kryetari i Kuvendit u ka kërkuar institucioneve, Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Prokurorit të Përgjithshëm, Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë,të hartojnë listat e kandidatëve për KED, duke u bazuar tek neni i Kushtetutës që përcakton masën disiplinore si kriter të vetëm për kandidatët. 
2 – Procesi i nisur nga kryetari i Kuvendit po kryhet në boshllëk kushtetues dhe ligjor, sepse në mungesë të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), po përdoret dispozita tranzitore, që kanë humbur fuqinë e tyre. KED e Përkohshme u zgjodh në Janar 2017 sipas dispozitës kalimtare dhe kjo dispozitë nuk mund të bëhet rregull i përgjithshëm. 
3 – Veprimtaria e KPED u bllokua qëllimisht nga mazhoranca, në mënyrë që Këshilli të mos kryente procesin kushtetues të vlerësimit për kandidatët për Inspektor të Lartë të Drejtësisë dhe për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, ku, aktualisht janë 3 vende vakante. 
Kërkesat
1 – Deri në plotësimin e boshllëkut kushtetues/ligjor apo deri në krijimin e KLGJ dhe KLP, është e pamundur që të zgjidhet një tjetër KED e përkohshme (KPED). 
2 – Këshilli i Legjislacionit në Kuvendin e Shqipërisë të japë vlerësimin/opinionin mbi zgjidhjen e këtij boshllëku kushtetues/ligjor.
3 – Kryetari i Kuvendit të ndërpresë menjëherë procedurën për organizimin e shortit, e nisur në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin.
Çfarë është KED?
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kryen verifikimin e kushteve ligjore dhe vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shqyrton dhe rendit kandidatët sipas meritës profesionale. Renditja e kandidatëve nuk është e detyrueshme, me përjashtim të rastit kur nuk arrihet të emërohet kandidati.

Përbërja e KED-së
1 – Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbëhet nga 9 anëtarë:
a) dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese;
b) një gjyqtar i Gjykatës së Lartë;
c) një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme;
ç) dy gjyqtarë nga gjykatat e apelit;
d) dy prokurorë nga zyrat e prokurorisë pranë gjykatave të apelit;
dh) një gjyqtar nga gjykatat administrative.
2 – Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi qëndrojnë në detyrë për 1 vit nga data 1 janar e çdo viti kalendarik.
Kandidatët që përfshihen në short
Institucionet kanë paraqitur pranë Kuvendit listën e anëtarëve të tyre, që plotësojnë kriteret për të marrë pjesë në shortin për KED-në. Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme theksojnë në letrat e tyre edhe problemet ligjore që ka zhvillimi i procedurës. Sipas tyre, dispozitat kalimtare janë zbatuar një herë në zgjedhjen e parë të anëtarëve të KED-së në fillim të vitit, ndërsa kriteret e kërkuara nga Kuvendi duhet të ishin të bazuara në ligj. 

Gjykata Kushtetuese
1 – Vitore Tusha
2 – Altina Xhoxhaj
3 – Fatmir Hoxha
4 – Gani Dizdari
5 – Fatos Lulo
6 – Besnik Imeraj
Gjykata e Lartë
1 – Edmond Islamaj
2 – Shkëlzen Selimi
3 – Artan Zeneli
4 – Admir Thanza
5 – Tom Ndreca
6 – Artan Broci
7 – Ardian Dvorani
8 – Medi Bici
Gjykata e Apelit, Tiranë
Gjyqtarët Vite pune
1 – Agim Bendo 25
2 – Alaudin Malaj 23
3 – Andi Civici 15
4 -Artur Gaxha 22
5 – Artur Kalaja 17
6 – Asim Vokshi 12
7 – Astrit Haxhialushi 23
8 – Edlira Petri 16
9 – Elbana Lluri 13
10 – Elona Toro 22
11 – Ervin Metalla 17
12 – Evjeni Sinojmeri 19
13 – Fatmira Hajdari 14
14 – Fatos Qato 24
15 – Fatri Islamaj 12
16 – Fiqirete Mullaj 32
17 – Flutura Skënderi 24
18 – Genti Shala 19
19 – Gramoz Levenaj 22
20 – Gjin Gjoni 24
21 – Hysni Demiraj 22
22 – Ilir Toska 24
23 – Maria Qirjazi 23
24 – Metush Saraçi 32
25 – Ridvan Hado 21
26 – Shkëlqim Mustafa 19
27 – Valdete Hoxha 24
28 – Zeqine Sollaku 25 
Gjykata e Apelit, Durrës
Gjyqtarët Vite pune
1 – Agim Ferizaj 19
2 – Anita Mici 13
3 – Arben Vrioni 23
4 – Arjan Balliu 13
5 – Besim Trezhnjeva 30
6 – Desart Avdulaj 14
7 – Izet Dushaj 22
8 – Kliton Spahiu 23
9 – Petraq Dhimitri 20
10 – Petrit Çeno 25
11 – Tritan Hamitaj 21
12 – Valbon Çekrezi 25
Gjykata e Apelit, Gjirokastër
Gjyqtarët Vite pune
1 – Dritan Banushi 23
2 – Enton Dhimitri 13
3 – Irena Brahimi 21
4 – Izet Salaj 23
5 – Miranda Andoni 24
6 – Tomor Skreli 19
Gjykata e Apelit, Korçë
Gjyqtarët Vite pune
1 – Brunilda Orhani 22
2 – Entela Prifti 25
3 – Etleva Temo 24
4 – Olsi Xhavella 16
5 – Sotiraq Lubonja 25
6 – Stavri Kallço 28
Gjykata e Apelit, Shkodër
Gjyqtarët Vite pune
1 – Aleks Nikolli 14
2 – Astrit Kalaja 23
3 – Fuat Verdha 23
4 – Hajrie Muçmata 22
5 – Lindita Hoxha 19
6 – Luan Dervishi 27
7 – Marina Raboshta 23
8 – Selim Kryeziu 23
9 – Valbona Vata 20
10 – Vojsava Osmanaj 10
Gjykata e Apelit, Vlorë
Gjyqtarët Vite pune
1 – Alma Liçaj 17
2 – Brikena Ukperaj Lubonja 11
3 – Hysen Saliko 23
4 – Iliba Bezati 19
5 – Klodiana Gjyzari 17
6 – Margarita Buhali 16
7 – Nazmi Troka 23
8 – Petrit Aliaj 22
9 -Skënder Damini 23
10 – Sokol Ngresi 20
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda 
1 – Albana Boksi 17
2 – Dhimitër Lara 21
3 – Dhurata Haveri 24
4 – Fehmi Petku 23
5 – Gurali Brahimllari 20
6 – Gjovalin Përnoca 25
7 – Idriz Mulkurti 22
8 – Nertina Kosova 19
9 – Nure Dreni 26
10 – Saida Dollani 21
11 – Sokol Binaj 18
Gjykata Administrative e Apelit
1- Alkelina Gazidede 21
2 – Altina Nasufi 15
3 – Amarildo Laçi 17
4 – Arjan Qafa 21
5 – Artur Malaj 16
6 – Bari Shyti 24
7 – Bernina Kondi 14
8 – Blerona Hasa 17
9 – Enkelejda Softa 22
10 – Fjoralba Prifti 16
11 – Kastriot Selita 16
12 – Lindita Sinanaj 24
13 – Rilinda Selimi 17
Gjykata Administrative, Durrës
1 – Ergys Gashi 2
2 – Klodiana Mema Veizi 13
3 – Marjana Velçani 21
Gjykata Administrative, Gjirokastër
1 – Elidon Papazisi 12
2 – Ramiz Lala 11
Gjykata Administrative, Korçë
1 – Etleva Gjamo 21
2 – Sokol Ibi 11
Gjykata Administrative, Shkodër
1 – Ahmet Jangulli 22
2 – Valbona Durraj Seknaj 19
Gjykata Administrative, Vlorë
1 – Astrit Shema 23
2 – Gentiana Xhelili 8
3 – Ken Dhima 14
4 – Bevis Shehaj 2
Gjykata Administrative, Tiranë
1 – Afërdita Maho 14
2 – Arbena Ahmeti 11
3 – Avni Sejdi 21
4 – Bezart Kaçkini 11
5 – Elda Vrioni 15
6 – Elvana Çiçolli 11
7 – Emiliano Ruli 12
8 – Enerjeta Shehaj Deraj 10
9 – Erarbër Madhi 13
10 – Eriol Roshi 12
11 – Gentian Hamiti 10
12 – Gentian Medja 13
13 – Gentiana Muçaj 16
14 – Nafije Curri Hasko 16
15 – Selvije Gjoçaj 11
16 – Semiramis Hoxholli 2
Prokuroria e Përgjithshme
1 – Rovena Gashi
2 – Gentian Trenova
3 – Fatjona Memçaj