Bllokimi i buxhetit të bashkisë Skrapar, LSI kërkon interpelancë me Ministren Denaj

439
Sigal

Grupi parlamentar i LSI-së ka depozituar në Kuvend kërkesën për interpelancë me Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj. Kërkesën për interpelancë urgjente LSI e kërkon për zhbllokimin e buxhetit të bashkisë Skrapar. “Kërkesa për interpelancë urgjente, pasi Dega e Thesarit Skrapar ka bllokuar veprimtaritë financiare. Si pasojë janë bllokuar veprimtaritë financiare për furnizimin me ushqim të konvikteve dhe të çerdheve. Nuk ka financim për pagat e punonjësve dhe furnizimin me ushqim të qendrës për personat me nevoja të veçanta”argumenton LSI. Dhjetorin e vitit të kaluar Këshilltarët e Partisë Socialiste në bashkinë e Skraparit nuk miratuan projekt buxhetin për vitin e ardhshëm. Mbledhja u shoqërua me debate, ndërsa socialistët rrëzuan me buxhetin me pretendimin se numri i punonjësve të bashkisë është i lartë.