Bllokimi i akseve rrugore në 12 qarqe, ja shpërndarja e ish-deputetëve të LSI-së pasditen e sotme

97
Sigal

Opozita e bashkuar ka lajmëruar se do të bllokojë sërish akset rrugore në 12 qarqe pasditen e sotme në orën 18:00.

Edhe ish deputetët e LSI-së do të jenë sërish të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë në pikat kryesore ku do të bllokohen.

Ja si do jetë shpërndarja e ish-deputetëve:

Në Durrës, rrethrrotullimi i Plepave: Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Në Tiranë, rrethrrotullimi Shqiponja: Petrit Vasili, Luan Rama, Klajda Gjosha, Floida Kërpaçi, Edmond Panariti dhe Erisa Xhixho

Në Shkodër: Agron Çela

Në Lezhë:  Viktor Tusha

Në Milot:      Përparim Spahiu

Në Fier:        Kejdi Mehmetaj

Në Elbasan:  Edmond Haxhinasto

Në Korçë:       Endrit Braimllari