Blerja e votës, Vasili: Turp për kryeministrin, mësim për ndërkombëtarët në Tiranë

424
Studimi i BE-së: 20% të votave u blenë. Çfarë turpi për Kryeministrin, por edhe mësim i hidhur për ndërkombëtarët në Tiranë që i vlerësuan. Blerja e votave i shkatërroi zgjedhjet në 25 qershor. Studimi i BE-së që provon se, të paktën 20% e votave u blenë.

Kjo është një damkë e zezë turpi për kryeministrin dhe për deklaratat e pacipa të tij, se zgjedhjet ishin normale. Ky kryeministër është, as më shumë dhe as më pak, se sa një blerës ordiner votash dhe rrënues i demokracisë dhe imazhit të vendit. Çdo orë e tij në pushtet, është orë e fituar për pushtetin e trafikantëve dhe krimineleve që i paguan votat e kryeministrit. Studimi i BE-së për shitblerjen e votës në Shqipëri është një mësim i hidhur edhe për ata ndërkombëtarë, që u ekzaltuan dhe vlerësuan si pozitive zgjedhjet e turpshme të 25 qershorit.
Sigal