Blendi Klosi nga laguna e Kune-Vainit: Kundrimi i shpendëve të bëhet një atraksion i vërtetë turistik në zonat e mbrojtura

466
Nga laguna e Kune-Vainit ku ndodhej për të parë nga afër mbajtjen e censusit kombëtar të shpendëve dimëorë të ujit për vitin 2018, ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Z. Blendi Klosi shpalli aksionin kombëtar në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, për kontrollin dhe ndëshkimin e subjekteve që kapin, balsamosin apo ekspozojnë shpendë të rralla. 

“Nuk ka njeri që punon për mjedisin që nuk është ndier shumë keq kur shikojmë simbolin kombëtar të kapur në mënyrë ilegale, të balsamosur në mënyrë ilegale, dhe po ashtu të ekspozuar në disa lokale apo qendra ku zhvillohet biznes, të simbolit kombëtar dhe të shumë kafshëve të rralla, është një thirrje e brendshme për të gjithë ne që nuk jemi aty ku duhet. Prandaj ne kemi marrë një aksion të madh publik për të kontrolluar dhe vendosur ligjshmërinë e cila është e qartë shpendët e rralla, kafshët e rralla, nuk lejohet të gjuhen nuk lejohet të balsamosen, nuk lejohet të mbahen në kundravajtje penale”- tha ministri Klosi gjatë takimit me ekspertë dhe përfaqësues të zonave të mbrojtura.

Duke inspektuar numërimin e shpendëve, Ministri Klosi vlerësoi mbajtjen e përvitshme të censusit kombëtar që gjatë këtij viti shënon rritje të kapaciteve dhe shtrirje me të gjerë në territor. “Përsa i përket censusit të shpendëve më vjen shumë mirë që kjo po ndodh është tashmë një aktivitet i përvitshëm, një aktivitet i cili nga vjet ka dyfishuar numrin e ekspertëve që janë përfshirë në këtë operacion, ka 10-fishuar numrin e specialistëve të agjencisë së zonave të mbrojtura, pra nga 5 sot janë 50 specialistë të zonave të mbrojtura që sot marrin pjesë në monitorimin e shpendëve në vendin tonë.” u shpreh minsitri Klosi duke theksuar edhe ndikimin pozitiv të moratoriumit të gjuetisë në shtimin e shpendëve gjatë viteve të fundit.

Kreu i Turizmit dhe Mjedisit tha gjithashtu se kundrimi i shpendëve duhet të kthehet një burim të fortë turistik për zonat e mbrojtura ndërsa u kërkoi të gjithë drejtorive rajonale të AKZM-së që të jenë pararojë në aksionin e mbjelljes së 20 milionë e 200 mijë pemëve deri në vitin 2020. “Ne do të presim me shumë kërshëri përgjigjet që do të vijnë nga monitorimi që do të bëjnë ekspertët për numrin e shpendëve shtegtarë që kemi sot në Shqipëri, por për ne është shumë e rëndësishme që ky fenomen të kthehet në një burim të fortë turistik për këto zona, që një turizëm i munguar si ai kundrimit të shpendëve të bëhet një atraksion i vërtetë për këto zona të mbrojtura.”

Të pranishëm në numërimin e shpendëve, ekspertë të huaj nga Birdlife International përforcuan përparësitë e Shqipërisë në fushën e turizmit falë aseteve natyrore të ruajtura. “E shkuara juaj historike ka sjellë si pasojë një ruajtje tjetër të mjedisit, ndryshe nga sa ka ndodhur në disa vende të tjera në Europën Perëndimore ku zhvillimi ishte më shumë hap pas hapi. Por në fund Europa Perëndimore ka humbur shumë nga natyra e egër, ndërsa në Shqipëri si pasojë e situatës së dikurshme, ju keni disa zona të cilat janë të ruajtura, janë më pranë gjendjes së tyre natyrore, dhe ju keni asete të mëdha. Keni një zhvillim ekonomiko-politik që mund ta shndërroni në një përfitim. Njerëzit do të donin të shikonin këto vende që nuk i gjejnë më në Europë. Është potenciali juaj turistik dhe së bashku me burimet natyrore që keni, ju duhet t’i balanconi.”-tha eksperti Borut Rubinic. 

Censusi kombëtar i shpendëve shtegtarë dimrërorë të ujit këtë vit shtrihet në 20 ligatina në mbarë vendin nga 16 që ishin në vitin 2016. Censusi kombëtar mbahet në kuadër të censusit ndërkombëtar që zhvillohet njëkohësisht në 143 vende nga e gjithë bota. 
Fjala e ministrit Klosi
Kjo që po bëjmë sot është një proces i cili realisht na bën të ndihemi mirë sepse ashtu si e thanë ekspertët është qetësia, është mbrojtja është ndjesia që po edhe në Shqipëri mund të vendosen rregulla, edhe në Shqipëri mund të vendosen standarte europiane, edhe në Shqipëri ka një vëmendje shumë më të shtuar përsa i përket Mjedisit. Në bisedat që bëmë me njerëzit e terrenit kuptuam që përsëri ka akoma njerëz që në mënyrë ilegale gjuajnë shpendë. Dhe kjo është një thirrje publike, e imja si ministër drejtuar të gjitha stafeve tona në terren, por edhe forcave që garantojnë sigurinë publike dhe zbatimin e ligjshmërisë, që duhet shumë më shumë të kemi vëmendje të shtuar në kuadër të ruajtjes së mjedisit. Ka gjuetarë që gjuajnë akoma në mënyrë krejt ilegale, shumë shumë më pak se sa më parë, por prapë ka dhe kjo është një këmbanë alarmi, ka akoma njerëz që abuzojnë me pemët dhe i presin, shumë shumë më pak se kohë më përpara, por përsëri edhe kjo është një këmbanë alarmi dhe po ashtu ka edhe publikisht njerëz të papërgjegjshëm, të cilët gjuajnë, balsamosin, mbajnë rezervate në mënyrë krejtësisht jolegjitime, shpendë të rralla. Ne kemi iniciuar së bashku me Ministrinë e Bujqësisë, një aksion kombëtar për zbatimin e ligjshmërisë në ruajtje të shpendëve të rralla. Ajo që kemi parë që të gjithë bashkë dhe që besoj se nuk ka njeri që punon për mjedisin që nuk është ndier shumë keq kur shikojmë simbolin kombëtar të kapur në mënyrë ilegale, të balsamosur në mënyrë ilegale, dhe po ashtu të ekspozuar në disa lokale apo qendra ku zhvillohet biznes, të simbolit kombëtar dhe të shumë kafshëve të rralla, është një thirrje e brendshme për të gjithë ne që nuk jemi aty ku duhet. Prandaj ne kemi marrë një aksion të madh publik për të kontrolluar dhe vendosur ligjshmërinë e cila është e qartë shpendët e rralla, kafshët e rralla, nuk lejohet të gjuhen nuk lejohet të balsamosen, nuk lejohet të mbahen në kundravajtje penale.

Përsa i përket censusit të shpendëve më vjen shumë mirë që kjo po ndodh është tashmë një aktivitet i përvitshëm, një aktivitet i cili nga vjet ka dyfishuar numrin e ekspertëve që janë përfshirë në këtë operacion, ka 10-fishuar numrin e specialistëve të agjencisë së zonave të mbrojtura, pra nga 5 sot janë 50 specialistë të zonave të mbrojtura që sot marrin pjesë në monitorimin e shpendëve në vendin tonë. 

Kam lexuar me shumë kuriozitet në radhë të parë, por edhe me vëmendje shtimin e specieve të konsideruara të zhdukura në të gjitha lagunat e vendit që janë nën monitorim dhe kjo është një ndjesi shumë pozitive që unë kam për të gjithë ata njerëz të cilët punojnë në këtë sektor. Kam lexuar me vëmendje shtimin e madh të numrit të shpendëve shtegtarë ose jo në vendin tonë. natyrisht që ne do të presim me shumë kërshëri përgjigjet që do të vijnë nga monitorimi që do të bëjnë ekspertët për numrin e shpendëve shtegtarë që kemi sot në Shqipëri, por për ne është shumë e rëndësishme që ky fenomen të kthehet në një burim të fortë turistik për këto zona, që një turizëm i munguar si ai kundrimit të shpendëve të bëhet një atraksion i vërtetë për këto zona të mbrojtura. Si ministër, është hera e tretë që vij këtu në lagunën e Kune Vainit, dhe realisht ndihem mirë që ka një staf të përgjegjshëm por përsëri problemet janë të mëdha,që nga pastërtia e zonës, mungesa e mbjelljes së pemëve, jemi tashmë në aksionin e mbjelljes së 20 milionë pemëve e 200 mijë pemëve deri në vitin 2020 dhe zonat e mbrojtura duhet të jenë në avangardë të këtij procesi sepse kemi kaq shumë njerëz që i ruajnë, kemi kaq shumë njerëz që kujdesen dhe mbrojtja është vetvetiu e rritjes edhe të pemëve prandaj do të vazhdoj të kërkoj me forcë që së bashku me bizneset e zonës, së bashku me njerëzit që kanë interes për zhvillimin e turizmit, drejtoritë tona rajonale të zonave të mbrojtura të bashkëpunojmë për të shtuar numrin e pemëve që do të mbillen në këto zona. Edhe njëherë shumë faleminderit ekspertëve të cilët po bëjnë një punë shkencore por edhe pasionante në këtë census të shpendëve shtegtarë në vendin tonë.
Sigal