Blendi Klosi: Ndëshkim për krimin mjedisor

490
Sigal

Ministri Klosi: Është koha që krimi mjedisor të dënohet penalisht

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Klosi, gjatë takimit me përfaqësues të lartë të njësisë së karabinerisë italiane për kontrollin e mjedisit dhe ekspertë mjedisorë theksoi, se qeveria ka gati draft paketën e ndryshimeve në Kodin Penal, amendime që parashikojnë ashpërsime të dënimeve për kundravajtësit e mjedisit. Ministri Klosi: Shifrat tregojnë se vetëm në 3 muajt e parë të vitit 2019, Zonat e Mbrojtura janë vizituar nga rreth 140 mijë persona, nga të cilët rreth 27 mijë, turistë të huaj. Të dhënat janë shpresëdhënëse, por shifrat nuk mjaftojnë! Ka ardhur koha që të përfundojë historia e gjobave për veprimtari si: HEC-e, gurore apo industri të tjera që veprojnë kundër mjedisit. Ndaj kemi gati draft paketën e ndryshimeve në Kodin Penal, amendime që parashikojnë ashpërsime të dënimeve për kundravajtësit e mjedisit.