Blendi Klosi krahason mitingjet PS-LSI, kundërpërgjigjet Ish Ministri Nasip Naço

74
Ish Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës, Nasip Naço me një postim në rrjetin social Facebook i është përgjigjur krahasimit që Blendi Klosi mbi numrin e pjesëmarrësve në mitingun e LSI dhe atij të PS. 

Kur e vërteta të mundon jo thjesht nis të numërosh përçart, por edhe të deformosh realitetin. 
Të krahasosh takimin e LSI organizuar vetëm për 24 orë, në mes të sheshit më të madh të Beratit, me atë të PS në rrugën më të ngushtë të mundshme para bashkisë Berat me perfaqësues të komplet qarkut, pra të pesë bashkive njëkohësisht, është njësoj sikur makinës t’i hedhësh vajguri e të mendosh të fitosh garën! Kjo është thjesht të gënjesh vetveten… Megjithatë, deri në datën 25, mejdanin aty e ke z. Klosi dhe po te pret… 
#NjëShansPërTëGjithë