“Blendi Klosi bleu për 300 mijë euro Lefter Maliqin, zbulohet femra që bëri sekseren”

537
Pas lëvizjes drejt PS së ish- kandidatit demokrat të Beratit, Lefter Maliqi ka reaguar “Rilindja Demokratike”, organi zyrtar i PD-së.
Në editorialin e publikuar sot, kjo gazetë ka lëshuar akuza ndaj Maliqit, për të cilin shkruan se është paguar 300 mijë USD nga kryesuesi i listës së PS-së në Qarkun e Beratit, Blendi Klosi dhe flet per nje femer qe ka bere sekseren.
Nga RILINDJA DEMOKRATIKE
Përmes një statusi në Facebook, Lefter Maliqi pjesë e listës së PD në Berat ka njoftuar dje se nuk do të pranojë të kandidojë për PD. Vendimi i Maliqit vjen një ditë, pasi ai kishte dorëzuar të gjithë dokumentacionin në PD që të ishte pjesë e listës së PD në vendin e tretë.
Jo më larg se dy ditën më parë, Maliqi ka dorëzuar pranë PD formularin e dekriminalizimit dhe sot, një ditë pas dorëzimit të atij formulari në mënyrë të pabesë, Maliqi deklaroi edhe se do të bëhej me PS në fushatë. Pra, nga njëra anë është regjistruar në listën për deputet dhe menjëherë më pas ka deklaruar se do të mbështesë PS. Kjo është e padëgjuar në historinë e fundërrinave të politikës shqiptare. Eshtë një rekord më vete.
Po çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 24 orëve, që Maliqi ka hartuar me kujdes planin si për t’u regjistruar në listën e PD ashtu edhe për t’u shitur tek Rama. Ajo çfarë ka ndodhur ka qenë pazari në mes të kësaj historie të pistë. Burimet konfirmojnë se Kryetarja e PS të Urës Vajgurore, Memaj, është bërë sekserja e një takimi mes Maliqit dhe Klosit. Klosi është kryesuesi i grupit të deputetëve në Beratit. Duke qenë se PS e ka të vështirë që të mund të fitojë në këtë qark, gjë që u provua dhe në zgjedhjet lokale, ku kandidati i majtë me vështirësi dhe manipulime mundi të sigurojë mandatin me 150 vota më tepër në fund të garës, atëherë ata kanë menduar se mund të funksionojë skema e blerjes së deputetëve që kanë pakënaqësi nga lista e PD. Duhet kuptuar se niveli i blerjes së votës në këto zgjedhje po kalon çdo parashikim, pasi nuk po blihen më vetëm votues, por tani po blihen edhe kandidatë për deputetë pa karakter.
Pazari për shitjen e Maliqit ka nisur prej ditësh, por ai ka mundur të konkretizohet gjatë orëve të fundit. Maliqi i konsideron votat e zonës ku kandidon sikur të jenë të tijat. Njerëzit për të konsiderohen si skllevër, të cilët i komandon ai vetë.
Disa pyetje përpara disa fakteve të reja për Maliqin. A përfitoi ai 300 mijë dollarët që të shesë votuesit në treg sikur të ishin skllevër?
A është kjo mënyra e reagimit të Maliqit si ajo e një tregtari skllevërish dhe jo njerëzve të lirë?
Maliqi duhet të dorëhiqet nga lista e PD dhe më pas, ai të mbajë qëndrimin që dëshiron në lidhje me zgjedhjet. Mirëpo, Maliqi nuk e bëri një gjë të tillë, pasi nëse do ta bënte atëherë do t’i iknin 300 mijë dollarët dhe kjo është pjesë e pazarit me Klosin. 
Marrë nga 360grade.al
Sigal