Bledar Skënderi zgjidhet anëtar i KQZ

1080
Sigal

 

Bledar Skënderi është
anëtari më i ri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Gjatë votimit të sotëm
në Kuvend, ai morri 74 vota “pro” dhe 4 kundër.

Në Kuvend, Skënderi ka
bërë edhe betimin si anëtarë i KQZ-së.

Kandidatura e Bledar
Skënderit është mbështetur nga Partia Socialiste për vendin vakant, si anëtar i
Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Një ditë më parë,
Skënderi, aktualisht nën drejtor i Hipotekës, (ndërsa me parë ka qenë
nëndrejtor i Përgjithshëm i Burgjeve), është dëgjuar nga Komisioni Parlamentar
i Ligjeve.