Bizneset letër Ramës: Hiqni noterizimin e certifikatave për produktet e importit

488
Drejtori ekzekutiv “Qendrës së Eksporteve Shqiptare” Alban Zusi dhe shoqata “Industria Shqiptare e Ushqimit”, ka nisur një letër për Kryeministrin Edi Rama ku theksohet se: “Shtimi i kostove të bizneseve për pagesat për përkthim e më pas edhe noterizim, përveç kohës së vënë në dispozicion të këtij procesi, është evident dhe në mënyrë të përafërt përllogaritet në disa milion Euro në vit.
Kjo kosto gjithsesi ndikon konkurrueshmërinë e produkteve tona krahasimisht me ato të importit.
Përkthimi dhe noterizimi i certifikatave, e bën këtë proces pa asnjë ndikim të drejtpërdrejtë, as të tërthortë në rritjen apo/dhe garantimin e sigurisë ushqimore”.
Ngarkesa e ushqimit të importuar shoqërohet me certifikatë sigurie, në përputhje me kërkesat ndërkombëtare dhe ato mund të njihen në mbështetje të marrëveshjeve dypalëshe dhe shumëpalëshe, të lëshuara nga autoriteti kompetent i vendit eksportues.Në rast se nuk ka marrëveshje, sipas pikës 2 të këtij neni, njohja e certifikatave dhe dokumenteve të tjera kryhet me urdhër të Ministrit të Bujqësisë.
Certifikatat dhe dokumentet e tjera të sigurisë duhet të jenë në gjuhën shqipe dhe në gjuhën e vendit prej nga ato vijnë. Por me urdhrin e gushtit 2012, të Ministrit të Bujqësisë, “Për shoqërimin me përkthimin zyrtar në gjuhën shqipe të certifikatave veterinare për produktet me origjinë shtazore të importuara”, operatorët duhet të bëjnë përkthimin zyrtar të certifikatave në rastetk ur ato nuk janë të harutar edhe në gjuhën shqipe.
Mbi këtë bazë për vite me radhë AKU ka detyruar bizneset të presin në radhë e të paguajnë për përkthim e më tej për noterizim të certifikatave të importit dhe kjo nuk është e bazuar në ligj. Sipas Rregullave të Përgjithshme Evropiane për certifikatat, përcaktohen rregullat sipas të cilave një shtet anëtar i BE-së mund të japë pëlqimin për përdorimin e një gjuhë zyrtare të Komunitetit, në vend të gjuhës së tyre.
Sigal