Bisedimet Shqipëri-Greqi, Bushati: Mos politizohet çështja, statusi i varrezave sipas ligjit

569
Disa prej anëtarëve të Komisionit të Jashtëm kanë thirrur sot në një seancë dëgjimore ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati për të raportuar për ecurinë e bisedimeve me Greqinë si dhe takimin me Kotzias.
Bushati tha se nuk duhet të politizohet me këtë çështje dhe bisedimet me Greqinë për çështjet e mbetura pezull kanë nisur që në vitin 2013. Ministri u shpreh se çështja e gërmimit për gjetjen e varrezave greke është sipas pikëpamjes ligjore.
“Nëse nuk ka interes ndërpresim seancën, pasi po bëhet kakofoni me këtë dëgjesë. Ka paqartësi për bisedimet me Greqinë. Në bisedimet me Greqinë është ulur me vullnetin e mirë për të gjetur një zgjidhje. Bisedimet nuk kanë filluar dhe nuk kanë mbaruar në Korçë dhe dua të them që të mos politizohet me ketë çështje. Ky proces ka nisur që në fund të vitit 2013. Statusi i varrezave po bëhet sipas pikëpamjes ligjore”- tha Bushati.
Sigal