Bisedimet me Greqinë, Bushati tregon negociatat

669
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, raportoi para deputetëve në lidhje me bisedimet dypalëshe me Greqinë. “Shporta e luftës, për hir të së vërtetës është një shportë e pasur për fat të keq. Çfarë po bëhet për 500 mijë shqiptarët që jetojnë në Greqi. Si mund të bashkëpunojmë ne dhe si mund të kërkojmë ne më shumë të drejta dhe më shumë lehtësi me ta. Me Greqinë ende nuk kemi përfunduar çështjen e regjimit kufitar”, u shpreh ministri Bushati në Komisionin e Jashtëm parlamentar. Bushati tha se ka biseduar edhe me presidentin Ilir Meta, në lidhje me ecurinë e bisedimeve. Ndërsa e quajti marrëveshjen e 2009-s si kuturu dhe pa protokolle, ku sipas tij, Lulzim Bashës nuk i vuri njëri armën tek koka për marrëveshjen e detit në 2009-n. Kryediplomati shqiptar la të kuptohej se Greqia është pranë heqjes së ligjit të luftës me Shqipërinë. “Heqja e këtij ligji, sipas Bushatit, ka dy efekte pozitive. “Ka komponentin politik, sepse do të çlirojë një energji pozitive në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe atë ligjor sa i përket dekreteve të kohës, legjislacionit civil në Greqi, që vendosën nën sekuestro pronat e shqiptarëve dhe të shtetasve shqiptarë me origjinë greke”, deklaroi ai.
Sigal