Bien edhe disa kandidatura të “Avokatit të Popullit”, nga 29 emrat, 11 dalin me “njollë”

175
Disa kandidatët, kanë deklaruar, se kanë studiuar e punuar jashtë Shqipërisë, por nuk kanë dhënë detaje konkrete 
Duket se nisja e përzgjedhjes së emrave që do të përbëjnë strukturën e zbatimit të “Veting”-ut, pra të Ligjit të Dekrimnalizimit, po jep efektin e plotë, për shkak të verifikimit të kritereve të kandidaturave si numër e si emra, të paraqitura prej institucioneve që do të kenë përfaqësuesit e tyre në këto struktura, mes tyre edhe “Avokati i Popullit”. Juristët kanë dyshime, se emrat e listës së publikuar nga “Avokati i Popullit” për institucionet e “Vetting”-ut, nuk i plotësojnë kushtet ligjore. Sipas informacionit, janë 11 emra që kanë probleme me “CV-të” e karrierës dhe veprimtarisë së tyre gjatë ushtrimit të detyrës, apo funksioneve të ngarkuara, por edhe të angazhimeve politike që kanë pasur, gjë që konfirmon, se ata nuk i plotësojnë kriteret e vendosura në ligjin për Reformën në Drejtësi. Disa kandidatët, kanë deklaruar, se kanë studiuar e punuar jashtë Shqipërisë, por nuk kanë dhënë fakte konkrete, se çfarë kanë bërë jashtë Shqipërisë. Disa prej personave të kësaj liste, mund të jenë shpallur të pafajshëm nga gjykatat, por “Vetting”-u do bëhet ndaj atyre prokurorëve dhe gjyqtarëve që kanë gjykuar këto persona. Në këtë rast, këta vijnë si kulmi i konfliktit të interesit, sepse në thelb ata duan të marrin hak dhe jo të pastrojnë drejtësinë nga të papërshtatshmit, siç kërkon ligji për “Vetting” dhe Kushtetuta. Pa përmendur kriterin e njohjes së gjuhës angleze, si kriter ligjor pasi thuajse asnjë kandidat nuk i plotëson njohuritë e gjuhës angleze.

Ja Neni 6, germa e Ligjit për Rivlerësimin
d) ndaj tij të mos ketë nisur një hetim penal, të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi, për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje, ose të mos ketë qenë subjekt i ndalimeve të parashikuara në ligjin “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;
Ja kandidaturat e “Avokatit të Popullit”, që pas verifikimit, rezultojnë me probleme dhe që i ndalojnë të jenë në organet e Rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve

1. Rezarta Tahiraj, akuzuar për veprën penale të ‘korrupsionit’, ka qenë me masë sigurie “Detyrim paraqitje” në P Gj, neni 234 i k. pr. penale;
2. Olsi Komiçi, akuzuar për “shpërdorim detyre”, neni 248 i K. Penal;
3. Artan Gjylbegaj, akuzuar për ‘shpërdorim detyre’, neni 248 i K. Penal;
4. Klara Mullaraj, e akuzuar për “shpërdorim detyre” në gjyqin e Zyhdi Dajtit;
5. Nertila Sadedini kandidate e PR-së në Berat; pra e afiliuar politikisht
6. Firdes Shuli, notere akuzuar për “falsifikim dëshmi trashëgimie”,
7. Erin Caku, akoma në detyrë si OPGJ në Shkodër. Ligji ndalon të konkurrojë në të gjitha ata që janë aktualisht në sistemin e drejtësisë.
8. Miranda Deçka, nuk provon të ketë punuar juriste në 15 vite. Që prej vitit 2008 e deri aktualisht ajo ka punuar Oficerë programi tek SCBE dhe koordinatore tek GIZ, gjë që tregon se “CV” përmban detyra të natyrës menaxhim zyre dhe/ose koordinim projekti, por jo punë juridike.
9. Ina Rama, konflikt interesi, për shkak se ka qenë drejtuese e prokurorisë që akuzohet për korrupsion.
10. Shpresa Beçaj, konflikt Interesi. Nëse Gjykata e Lartë e sotmja dhe e djeshmja do mbante qëndrime unifikuese ligjore dhe të paanshme në drejtim të unifikimit të praktikave gjyqësore, gjyqësori nuk do ishte në këtë gjendje kolapsi siç pretendohet sot.
11. Sokol Çomo, ka mbajtur detyrën e Zv ministrit i propozuar nga PS. Po nga PS është propozuar si anëtar i KLD dhe aktualisht është anëtar i KLD-së. Pra afilim të dukshëm politik me PS.