Bie Republika, Rama refuzon Këshillin e Sigurimit të Nishanit

357
Sigal

Alarmi i Presidentit të Republikës për përmasat e hashashit në Shqipëri

 

 

Presidenti Bujar Nishani ka ngritur shqetësimin për kultivimin e kanabisit në vend. Kreu i shtetit tha nga Shkodra se për këtë çështje do të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. “Nëse krimi kthehet në institucion, është problem i madh”, tha Nishani. Duke folur në një leksion të hapur në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, Nishani tha se edhe fenomeni i korrupsionit duhet të luftohet dhe për ta bërë këtë nevojitet vullnet dhe dëshirë nga të gjithë aktorët. Në këtë drejtim, Nishani vlerësoi  rëndësinë e dixhitalizimit të shërbimeve si një proces që sipas tij ngushton rrugët e subjektivizmit. Duke folur për integrimin, Nishani u shpreh se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave me BE. “Gjykoj se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Procesi zgjerimit të BE duhet të vazhdojë. Të mos bëhen diferenca me vendet e tjera të rajonit”. Nishani shtoi më tej se “e drejta e pronës është katandisur keq, duke u bërë objekt debatesh politike”.

 

Rama: Në vend të Këshilli i Sigurisë Kombëtare të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD

 

Kryeministri Rama i është përgjigjur ashpër pasditen e djeshme Presidentit Nishanit në lidhje me propozimin e tij se do të mbledhë Këshillin Kombëtar të Sigurisë për situatën e kanabisit. “Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për kanabisin?! Jo, duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD­së dhe redaksitë e gazetave e të portaleve të Shqupit. Bashkëngjitur letra e sotme e Komisionerit Europian për Punët e Brendshme, si kontributi ynë dashamirës për mbarëvajtjen e mbledhjes. Suksese”, shkruan Rama në “Facebook”, duke publikuar edhe një përgjigje të Avaramopulos që përgëzon policinë për luftën ndaj kanabisit.