“Bie” një tjetër drejtor i Ramës. Dorëhiqet Arben Seferi nga DSIK

712
Pas dorëheqjes së Alket Hysenit si drejtor i Parandalimit të Pastrimit të Parave, vjen një tjetër dorëheqje e bujshme në prag të nisjes së vettingut për reformën në drejtësi.
Arben Seferi është larguar nga posti i drejtorit të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, duke thënë se është etiketuar si person i njëanshëm politikisht për procesin e vettingut, ku DSIK ka një rol të rëndësishëm.
Para marrjes së detyrës pranë DSIK-së, Seferi ka ushtruar profesionin e avokatit duke gëzuar edhe titullin “Avokat”.
Për një periudhë rreth 20 vjeçare, ka kryer funksione të larta në Shërbimin e Inteligjencës shqiptare (SHIK-SHISH). Ka kryer studimet e larta në Akademinë Ushtarake, në specialitetin zbulim; në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, dega Juridik.
Gjatë karrierës së tij ka kryer kurse e trajnime në shërbimet partnere, si në fushën e sigurisë, ashtu dhe në luftën kundër terrorizmit.
Sigal