Bie ligji i qeverisë për pronat , shkel të Drejtat e Njeriut

593
Sigal

Komisioni i Venecias rrëzon pr.ligjin për pronat: Ka paqartësi, shkel të drejtat e njeriut

Komisioni i Venecias rrëzon projektligjin e qeverisë, për sa i përket tokave bujqësore dhe titujve të Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi, duke i sugjeruar Kuvendit që t’i bëjë draftit disa korrigjime. Paqartësia dhe hapësira e madhe rregulluese në kohë, që shkon dhe në prekjen e ligjit 7501 “Për tokën” janë disa nga arsyet e këtyre vërejtjeve të Venecias. “P/ligjit në versionin e tij aktual i mungon qartësia dhe saktësia për shkak të mungesës së përkufizimeve dhe fuqisë rregulluese shumë të gjerë për KM mungesës së hapave themelorë procedural dhe afateve të përcaktuara qartë për mbajtësit e titujve.

Rekomandimet e Komisionit të Venecias

– Të përcaktohet natyra deklaruese e aktit të regjistrimit të titujve, veçanërisht AMTP, në projektligj.

– Të rishikohen nenet 7 dhe 9 dhe artikujt në lidhje me to, duke marrë parasysh që titujt bujqësorë në formën e AMTP si dhe përdorimi i vazhdueshëm i tokës me shpresën e ligjshme për t’u pajisur me AMTP përbëjnë pronë të mbrojtur sipas nenit 1 të protokollit 1 të KEDNJ.

– Të përcaktohen në vetë p/ligjin mangësitë që parandalojnë vërtetimin e AMTP-ve, si dhe të kufizohen hapësirat rregulluese në dispozicion të Këshillit të Ministrave në nivelin strikt të domosdoshëm.

– Të parashikohen në p/ligj afate të sakta për mbajtësit e titujve dhe hapat themelorë proceduralë, veçanërisht kur lidhen me transferimin e titujve të pronave bujqësore.

– Të përfshihen në p/ligj përcaktimet thelbësore për titujt e pronave bujqësore.

– Të përcaktohen në p/ligj rregullat për paraqitjen e provave, aksesin në prova dhe të drejtën për t’u dëgjuar para vendimit të autoriteteve për të shpallur të pavlefshëm AMTP.

– Të zhvillohen konsultime publik me të gjitha palët e interesuara.