Bido: KOASH po sillet si konsullatë nderi e Greqisë

429
Studiuesi Ardit Bido, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend që kanë të bëjnë me konfliktin mes qeverisë dhe ortodoskëve për çështjen e objektit në Dhërmi.
“Ka një zgjidhje për shmangien e tensioneve të vazhdueshme mes KOASH dhe qeverive shqiptare: mbrojtja e Kishës Shqiptare nga elita politike ortodokse në Shqipëri, që ndodhet në çdo kah të politikës. Kjo, kuptohet, ka si parakusht që KOASH të mos veprojë si konsullata e nderit e Greqisë në Shqipëri dhe as si simotra e PBDNJ-së”, – shkruante Bido.
Sipas tij “Kjo, kuptohet, do të thotë që KOASH t’i kthehet lavdisë së saj, kur drejtohej si ngrehinë kombëtare shqiptare, për ortodoksët shqiptarë, nga ortodoksët shqiptarë!”.
Sigal