Betohet Arta Vorpsi, reagon ashpër Vasili: Mafia e kapjes së drejtësisë doli hapur!

406
Sigal

Nënkryetari i LSI, petrit Vasili ka reaguar në një mënyrë mjaft të gjetur ndaj betimit të Arta Vorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Vasili ka shkruar se kapja e drejtësisë nga mafia doli hapur, teksa këtë e ka ilustruar edhe me një video.

POSTIMI:

Mafia e kapjes së drejtësisë doli hapur!

Ata që po dhunojnë Kushtetutën për të rrëmbyer Gjykatën Kushtetuese kanë emra janë Edi Rama dhe Dvoran-partia.

Nga Arta prokuroria tek Arta kushtetuesja.

Gra të ndryshme rrëmbimi i drejtësisë i njëjti.

Mafia në pushtet kërkon të rrëmbejë Republikën.

Të gjithë në këmbë në mbrojtje të Kushtetutës dhe familjes.