Betohen ministrat e rinj

414
Zv.Kryeministrja e re dhe gjashtë ministrat e rinj të kabinetit qeveritar u betuan në kohë rekord para Presidentit të Republikës.
Betimi i tyre u bë pak pasi ata u miratuan në Kuvend në bazë të marrëveshjes Rama-Basha.
Ndryshimet ndodhën në një kohë rekord, ndërkohë që Kuvendi pritet të mblidhet sërish sonte për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Aktualisht ndryshimet janë duke i shqyrtuar në Komisionin e Reformës Zgjedhore, ku mësohet se ka patur disa mosdakordësi për çështje të vogla dhe jothelbësore.
Sigal