Betimi te noteri i Arta Vorpsit, Doris Pack: Një absurditet drejtësie, BE duhet të veprojë

491
Sigal

Ish-Eurodeputetja Doris Pack ka folur në lidhje me faktin se Arta Vorpsi u betua para noterit e jo para presidentit të Republikës.

“Një absurditet drejtësie ne Shqipëri e emëruar në mënyrë antikushtetuese si gjyqtare kushtetuese, ajo zgjedh të betohet para një noteri publik jo para Presidentit te Republikës siç kërkon kushtetuta. BE duhet të veprojë!”, tha Pack.

Ndërkohë, kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas Shqiptare Albana Vokshi organizoi sot një aktivitet me të rinjtë në prani të Kryetares së Forumit të Gruas së PPE Doris Pack. Tematika ishte arsimi i lartë, emigrimi dhe sfidat më të cilat ballafaqohen të rinjtë shqiptarë sot.