Betimi i Lefter Maliqit/ Sot flet në emër të demokratëve, dje i lëpihej Ramës…

595
Sigal

Në 2017 deklaroi se nuk do të ishte deputet I PD-së, sot merr mandatin.

Lefter Maliqi u betua këtë të mërkurë si deputet i opozitës në Kuvendin e  Shqipërisë duke marrë një nga  mandatet ndërsa i kujton PD-së se këtë mandat ia kishin borxh.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, si anjëherë tjetër, nuk u shqetësua për kohën por  lejoi Lefter Maliqin të fliste me dyfishin e saj, të shkelte çdo lloj rregulloreje, vetëm se ai po sulmonte Partinë Demokratike  dhe Lulzim Basha.

Por, kjo video na kujton se as dy vite më parë, kur Lefter Maliqi pasi kishte ikur nga PD-ja doli në fushatë për PS-së i thurte lëvdata Edi Ramës në mitingjet e Beratit

wp-content/uploads/2019/03/WhatsApp-Video-2019-03-13-at-10.36.20.mp4?_=1