“Beteja” për Tiranën, PDIU dhe PS kërkojnë hapjen e kutive në disa qendra votimi

456
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sërish sot për të shqyrtuar ankimimet e partive politike për zgjedhjet e 25 qershorit. Pas shqyrtimit të kërkesave dhe provave të PDIU dhe PS, Komisioni do të vendosë se cila forcë politike do të marrë mandatin e fundit për Tiranën.
Qe me nisjen e mbledhjes së KQZ-së, përfaqësuesit e PDIU-së dhe PS-së kërkuan që të shtohet numri i qendrave të votimit që duhet të numërohen, pasi sipas tyre ka mospërputhje mes pamjeve filmike dhe shifrave në tabelat e rezultateve.

Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-se e ka humbur mandatin për 38 vota, ndërkohë që PDIU pretendon se asaj i mungojnë të paktën 66 vota në disa kuti votimi në Qarkun e Tiranës.
DEBATI NE KQZ
Përfaqësuesi i PDIU: Ne kërkojmë që të shtojmë edhe 7 qendra të tjera votimi. Ndërkohë që heqim dorë nga hapja e kutive në katër qendra votimi. Ne vlerësojmë se PDIU-së i mungojnë 66 vota në Tiranë.
Përfaqësuesi i PS: Gjatë shqyrtimit të videove dolën fakte dhe prova të reja. Ne kërkojmë që të hapen kutitë edhe të 14 qendrave të tjera të votimit.
Sigal