Besnik Mustafaj: “Urgjenca e ringritjes së strukturave të PD-së”

432
Sigal

Ndërsa zgjedhja e kryetarit të ri të PD-së iu nënshtrua votimit sipas parimit “1 anëtar, 1 votë”, nuk janë të paktë ish-drejtues të PD-së, që kërkojnë që proceset demokratike në PD të përshkrojnë të gjitha strukturat e saj dhe të mos mjaftohet vetëm me zgjedhjen e kryetarit të ri. Një prej këtyre është edhe Besnik Mustafaj, ish-ministër i Jashtëm i qeverisë Berisha, i cili në rrjetin e vet social, shtron domosdoshmërinë e urgjencës së ringritjes së strukturave të PD-së. Kështu, Besnik Mustafaj, në rrjetin e vet social shkruan: “Sapo e kreva detyrën time si demokrat: Votova. Ky rast ishte si një ndeshje stërvitore për ne demokratët. Shpresoj se Kryetari i ri do e ketë kuptuar urgjencën e ringritjes së strukturave në mbarë vendin, në mënyrë që herën tjetër të kemi një fushatë të vërtetë për Kryetar të PD-së, që do të thotë se edhe votimi “një anëtar-një votë” të fitojë vlerën e tij të vërtetë”.