Besnik Mustafaj: SPAK të nisë hetimet ndaj qeveritarëve

421
Sigal

Ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj: SPAK të nisë punën me qeveritarët në pushtet

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj deklaroi mbëmë se shqiptarët kanë pritshmëri të larta nga struktura antikorrupsion. Besnik Mustafaj: Lajm i mirë, por i vonuar. Unë shpresoj që prokurorët në SPAK do të kenë integritetin dhe profesionalizmin për drejtësi. Për ngritjen e SPAK, u gëzua jo vetëm Taulant Balla dhe maxhoranca, por edhe opozita. Gjithë populli po pret, e shpresojmë që të mos na zhgënjejnë. Uroj që SPAK të mos zhgënjejë. Puna duhet nisur nga politikanët që janë në pushtet. Në mendimin tim, SPAK duhet të fillojë me njerëzit që janë në pushtet. SPAK e ka mbështetjen e elitave intelektuale, e ka mbështetjen e popullit. Antishpifja është një ligj jashtëzakonisht i rrezikshëm. Legjislacioni shqiptar e dënon shpifjen. Kryeministri do të ndëshkojë fjalën e lirë dhe të fusë frikën. Në 25 vende të BE penalizohet shpifja, por ama penalizohet nga ligji, gjykata dhe jo nga AMA. Pastaj në lgij nuk përcaktohet se çfarë është shpifje. Me këtë kriter, që kryeministri quan shpifje, AMA do të penalizojë. Ky ligj demoralizon gazetarinë investigative. Ndëshkimi i Salianjit është mirëfillti një përpjekje, që ta dekurajojë opozitën që të denoncojë aferat korruptive të mëdha. Ndëshkimi në procesin e vettingut, bën që Rama të ndikojë në vendim. Kryeministri ia doli të ketë ndikim. Unë besoj se e vërteta të dalë.  Qeveria po ecën shumë ngadalë në ndihma. Ndihmat nuk dihet sesi po menaxhohen. Gjithë zelli i kryeministrit të javës së parë është fikur. Nuk mund të thuash që qeveria po menaxhon mirë situatën pas tërmetit, vetëm pasi ai shkon në një familje për ta ndihmuar, në praninë e kamerave. Qeveria nuk ka vizion të qeverisë për riparim të dëmeve materiale. Shohim vetëm premtime pa koherencë. Kryeministri bën petulla me ujë. Ai që quhet Komitet duhet të dilte me program të qartë. Duhet të dilte para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve. Solidariteti duhet brenda parimeve të BE, – tha ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj.