Besnik Mustafaj: Kriza politike po rrezikon demokracinë

438
Sigal

Ish-ministri i Jashtëm Mustafaj: Vajtja në zgjedhje, me një palë, është rrezik për demokracinë

Mazhoranca është e vendosur që të shkojë në 30 qershor e vetme në zgjedhjet vendore, pa opozitën. Madje, disa parti të vogla, që kanë qenë në koalicionin e Djathtë, tashmë janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore. Taulant Balla, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së ka deklaruar se zgjedhjet vendore do të bëhen me Kodin Zgjedhor aktual. Ish-deputeti i PD Besnik Mustafaj u shpreh dje tha se shkuarja në zgjedhje me vetëm njërën palë politike është rrezik për demokracinë. “Ju pyetët nëse mund të shkohet në zgjedhje me vetëm njërën palë. Teknikisht shkohet edhe me njërën palë. Por, në demokraci zgjedhjet janë edhe moral, edhe përfaqësim. Po shkohet në zgjedhje në mënyrë të njëanshme. Kjo nuk është mirë për demokracinë, madje është precedent i rrezikshëm për demokracinë”, – u shpreh ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj. I pyetur për vizitën e Palmer në vendin tonë, Mustafaj u shpreh se ai delegoi atë që dëshiron administrata amerikane. Besnik Mustafaj nënvizoi se nuk sheh preokupim të madh të partnerëve ndërkombëtarë për të gjetur një zgjidhje për krizën.