Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën

628
Besimtarët katolikë kanë pritur dhe kremtuar Pashkën, një nga momentet më të rëndësishëm të këtij besimi. Në katedralen Shën Pali në Tiranë, mesha u mbajt nga Imzot George Frendo që mesazhet e tij i përqendroi për më shumë solidaritet ndaj njerëzve në nevojë. “Krishti u ngjall, vërtet u ngjall”. Në Meshën e drejtuar nga imzot Gorge Frendo, besimtarët priten momentin më të rëndësishme të kalendarit të krishterë, ngjalljen e Krishit. “Më shumë dashuri për njeri-tjetrin dhe në vend të largimit nga vendi të bëjmë vepra më të mira”. Me këto mesazhe imzot George Frendo uroj Pashkë të bekuara për të gjithë besimtarët katolikë. Ndërkohë që lutjet dhe solidariteti shkuan për familjet që janë të prekura nga fatkeqësitë natyrore të cilët festojnë Pashkën me vështirësi social-ekonomike. Për të arritur deri në momentin e Pashkëve, besimtarët mbajnë kreshmë për 40 ditë, duke kufizuar ngrënien me produktet e mishit dhe ato me origjinë shtazore dhe qumështi në kujtim të Jezu Krishtit, i cili në sakrificën e tij për tu mos u dorëzuar qëndroi 40 ditë pa ngrënë. Pashka ka gjithashtu simbolikë vezët e kuqe, ndërsa në katedrale besimtarët me qirinjtë e ndezur lutem për më shumë shëndet e solidaritet mes njëri-tjetrit. Ndërsa ditën e festës, katedralja e Shën Palit i dedikohet vetëm të varfëve dhe personave me aftësi të veçanta, duke hequr dorë nga pritjet e autoriteteve më të larta. Dreka e kësaj dite është një derë e hapur për të gjitha që nuk kanë mundësi të kremtojnë në shtëpitë e tyre dhe që kryesisht vijnë nga një situatë e vështirë ekonomike. Gjithashtu, Pashkët u kremtuan edhe në Kosovë nga besimtarë katolikë. Në përgëzimet e rastit, udhëheqësit politikë e fetarë, kanë vënë theksin në përpjekjet për ruajtjen e paqes, tolerancës dhe pajtimit mes njerëzve.
Sigal