Besim Ndregjoni: 13 maj dita e mbrojtjes së votës së lirë përballë pushtetit që do të zhdukë pluralizmin

410
Unioni Mbarëkombëtarë i të Burgosurve Politikë i është bashkuar kauzës së Partisë Demokratike për të mbrojtur votën e lirë dhe luftuar korrupsionin. Presidenti i këtij Unioni, Besim Ndregjoni, bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së partisë Demokratike në 13 maj me qëllim rrëzimin e pushtetit që sipas tij, është duke zhdukur pluralizmin në vend. 

Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit të Burgosurve e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë më datë 13 Maj marshojnë drejt kryeqytetit në mbrojtje të votës së lirë. Ish të Burgosurit dhe të Përndjekurit Politikë Shqiptarë janë një komunitet i fuqishëm i shoqërisë shqiptare ata përfaqësojnë familjet fisnike dhe patriote që u sakrifikuan dhe i qëndruan regjimit diktatorial komuniste duke mbrojtur vlerat e lirisë e demokracisë. Megjithëse kaluan një kalvar vuajtjesh dhe dënimesh nga më çnjerëzore ditën të mbijetojnë e të mos përkulen përpara terrorizmit të çmendurisë diktatoriale Hoxhiste . Sot mbas 27 vitesh pluralizëm në familjet fisnike e të mbijetuarës nga diktatura përveç lirisë dhe fjalës së lirë jemi ende larg integrimit total shpirtëror në këtë pluralizëm fasadë komuniste. Kemi 27 vite që nuk votojmë të lirë. 

Tani po përballemi me të bijtë e kriminelëve të djeshëm që duan të zhdukin dhe pluralizmin dhe të na kthejnë në monizëm. Duke ndjekur me vëmendje situatën politike Unioni i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politike që përfaqëson shumicën e ish të përndjekurve politikë apelon ashtu siç kemi qëndruar në çadrën e lirisë për 83 dite dhe më 13 maj familjet tona fisnike të gjithë Tiranë për të i treguar bijve të etërve të kuq se Ju nuk mund të na privoni votën e lirë, pluralizmin politike dhe lirinë që e kemi larë me gjak 45 vite nga prindërit tuaj në diktaturë. 
Ne përkrahim dhe do ta mbrojmë me çdo kusht lirinë.
Ne do të mbrojmë votën e lire nga uzurpuesit dhe hajdutët e votës së lirë.
Ne përkrahim krijimin e një qeverie teknike për të shkuar në zgjedhjet e ardhshme
Ne kërkojmë me çdo kusht që ligji i dekriminalizimit të zbatohet me rreptësi.
Kërkojmë dorëheqjen e Edi Ramës si Kryeministër.
Dënojmë financimet e Sorosit, të cilët për 26 vite kanë mbrojtur kriminelët e komunizmit për pa dalë para drejtësisë.
Përkrahim pa asnjë ekuivok PD dhe opozitën në realizimin e këtyre kërkesave 
Morali duhet të sundojë në këto zgjedhje, duke triumfuar mbi amoralitetin politike 26 vjeçare si produkt i klasës politike që vinte nga regjimi komunist dhe nuk mundi të zhvishej nga kjo ideologji, por mbeti peng i saj.
Ne jemi morali i Republikës së re!
Sigal