Berisha:Ditë historike për Shqipërinë Balla: Ne kemi rilindur dhe PD-në

538
Sigal

Pasi miratimit nga Kuvendi me 126 vota pro të rezolutës politike mes opozitës dhe maxhorancës, duke shënuar edhe fundin e bojkotit 6-mujor të opozitës, ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar këtë ditë si historike. Ai tha se për herë të dytë në 23 vjet Partia Deomkratike ka shpëton nëpërmjet një marrëveshjeje demokracinë Parlamentare të vendit.
 
“Për shkak të lidhje të pazgjidhshme me krimin të Edvin Ramës në Parlamentin shqiptar ndodhi ajo që s’ka ndodhur në asnjë vend tjetër, të paktën nga vitet 50 deri më sot. Kreu i qeverisë organizoi dhunë ndaj një deputeti guximtar të opozitës. Mazhoranca shkelmoi në mënyrë të papërgjegjshme të drejtën kushtetuese të opozitës krijimin e komisioneve parlamentarë. Kjo situatë çoi drejt greminës Republikën Parlamentare dhe parlamentarizmin e vendit. Kjo situatë e krijuar nga bashkëkryetarët e kësaj mazhorance nuk u tolerua nga BE, nga PE. Ndaj dhe duke quajtur të ligjshëm bojkotin tonë, duke deklaruar se bojkoti i opozitës shqiptare është tjetër nga bojkoti i opozitave të tjera, ndërmori një nismë të fuqishme me mbështetjen e niveleve më të larta të PE, nismë e cila synon, nëpërmjet kësaj rezolute të rivendosë standardet themelore të parlamentarizmit. Me këtë nismë mazhoranca aktuale dhe asnjë mazhorancë tjetër s’do mundet kurrë të bllokojë komisionet hetimore parlamentare të opozitës, u votua një standard evropian”, deklaroi Berisha.
 

Berisha: Rama skllav i krimit, dekiminalizimi një pikë kthese për demokracinë
Për ish kryeministrin, shefi i qeverisë së tanishme është skllavi i krimit. Ai tha se me lidhjet e politikës me krimin Shqipërië nuk ecën drejt Evripës por drejt greminës. Berisha tha se opozita nuk synon të bllokojë një shumicë legjitime, por ndërimitn e një shteti policor që sipas tij po ndërtohet nga kryeministri Edi Rama.  

“Ne i jemi mirënjohes dy eurodeputetëve, në kurrë nuk synojmë të bllokojmë një shumicë të cilësuar e cila është e legjetimuar. Por të blesh me para mandate për të bërë ligjin poicor kjo është e patolerueshme. Dekiminalizimi, cdo gjë e mirë mbi tokë ka në themel skrificën. Ne sakrifikuam, por kjo është kthyer në një mirë për çdo shqiptar, ne demokracinë shqiptare, një pikë kthese për demokracinë. Në këtë që ndodhi janë lidhjet e Ramës me krimin, që datojnë para fillimit të tij në politikë. Me keto lidhje Shqipëria nuk ecën drejt Europës, por drejt greminës. Lidhje te faktuara, me bandën e Durrësit, të Lushnjës, por atë shqiptarët e votuan. Ata e aminstuan për lidhjet e tani duhet të ndërpesë çdo lidhje. Ai është skllav i tyre, por mesazhi i Evropës është se nuk vazhdohet me lidhjet e krimit, e sidomos në tempullin e demokracisë. Rrallë ndonjëherë një bojkot ka pasur kaq mirësi. Është rënë dakord që kjo marrëveshje të zbatohet nga ata që janë gardiantë kryesorë të standardeve europiane”, deklaroi Berisha.

Berisha: Asnjë deputet i PD lidhje me krimin
Sa i përket ecurisë së mëtejshme për rezolutën, Berisha tha se opozita do jap një bashkëpunim të gjerë. Ai nuk foli për mënyrën se si do të bëhet dekiminalizimi i Kuvendit, duke e lënë topin në pjesën e mazhorancës. Berisha tha se PD do të negociojë me seriozitetin më të madh.
 
I pyetur nga gazetari i A1 Report se a ka brenda Partisë Demokratike, deputetë me të kaluar kriminale, Berisha tha: “Në djeninë timë asnjë të vetëm. Megjithatë cilido që të ketë dokumentin më të vogël, për çdo deputet dhe zyrtar është i ftuar ta publikojë ta denoncojë. Unë nuk mud të bisedojë për rekorde kriminale nëse nuk ka një document i institucioneve si prokuroria, gjykata”.

Balla: Krijuan një arsye për të futur PD në Parlament

Por për deputetin socialist, Taulant Balla, tha me ironi se mazhoranca krijoi një arsye për të që opozita të kthehej në Parlament. Balla bëri ironi dhe me ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa theksoi se ishte i lumtur që ky i fundit ishte kthyer në Kuvend.  

“Jemi shumë të gëzuar që përmes një marrëveshje me parime opozita të kthehej në punën e përditshme. Sigurisht që ne i kishim mirëkuptuar, fakti që kishin ikur pa arsye, të gjenim një arsye për t’i kthyer.  Falenderoj eurodeputetët Kukan e Fleckenctein që bashkë me ne të krijonim arsyen për kthimin në Kuvend të Partisë Demokratike. Jam i gëzuar që është kthyer në kuvend Berisha, është e pafalshme që të digjej mandati për të. Do bënim një seancë të jashtëzakonshme që t’i miratonim një pension të veçantë që të vazhdonte një pleqëri të mbarë. Fakti që brenda PD disa deputetë kanë kundërshtuar vijën e Berishës e Bashës, për rikthimin në Parlament, tregon që ajo që ne patëm thënë se ne do të rilindim shqipërinë, kemi rilindur dhe PD. U çliruan nga makthi i  humbjes së mandateve që e vuajne prej 25 vitesh nga Berisha”, deklaroi Balla. – See more at: http://shqiptarja.com/politike/2732/berishadite-historike-per-shqiperine-balla-pd-evitoi-humbjen-e-mandateve-261947.html#sthash.1A2V9dZy.dpuf