Berisha zbulon skandalin: Nuk do e besoni kush u arratis nga makina me 863 mijë €

529
Ish-kryeministri Sali Berisha përmes denoncimeve që i kanë ardhur në facebook, ka zbuluar personin që ndodhej në makinë me Orest Sotën, biznesmenin 25-vjeçar i cili u kap me 863 mijë euro në makinë dhe me dy patenta për mjete lundruese të tonazhit të rëndë, në emër të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Sipas Berishës, në makinë ka qenë Florian Habilaj, vëllai i Moisi Habilaj, kushërinjve të Saimir Tahirit. Moisi Habilaj është arrestuar në Itali i konsideruar si kreu i bandës së trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria drejt shtetit fqinj, ndërsa Florian Habilaj është shpallur në kërkim. Sipas Berishës, pasi Sota i ka ikur postbllokut të policisë, ka zbritur nga makina Habilajn, i cili ka marrë edhe një çantë të madhe nga makina, e cila mendohet të ketë qenë me lekë. Sipas denoncimit, Florian Habilaj ka marrë me shpejtësi aq para sa ka mundur, dhe ndaj pjesa e mbetur është gjetur në mënyrë të çrregullt në sediljen e pasme të Land Roverit të Orest Sotës. Ku i fundit qarkullonte pa patentë, pasi atë ja kishte pezulluar komisioni pasi ishte kapur dy herë në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Kështu, sipas Berishës, të gjendur në këtë situatë dhe për të fshehur praninë e Florian Habilajt në makinë, është blerë një dëshmitar me 150 mijë euro për të thënë se atë natë ndodhej ai në Land Rover. Dhe bëhet fjalë për Leonard Almetën, të cilin familja Sota e ka shofer. Megjithatë, denoncuesi i dytë thotë se në automjet mund të ketë qenë edhe vet shoferi i Saimir Tahirit. Orest Sota ka deklaruar se ka shoqëri me shoferin e Tahirit, pasi ish-ministrin thotë se nuk e njeh personalisht. Sipas tij, dy patentat e Tahirit dhe një e bashkëshortes së tij, mund të jenë harruar në makinën e Sotës, nga shoferi i Tahirit.

Ja çfarë shkruan Berisha, teksa poston edhe dy mesazhet denoncuese

Xhafa dhe Çako i drogës vazhdojnë mashtrimin për skandalin Tahiri-Sota!
Qytetarët digjital denoncojnë:
– Mashtrimin e Xhafës dhe Çakos
– Leonard Almetën, si dëshmitar të paguar. Sipas tyre, në makinë me Orestin nuk ka qenë Leonard Almetaj por,
– Florian Habilaj, i cili ka marrë gjysmën e eurove, i patrazuar nga policia
Eurot e shpërndara në sediljen e fundit të makinës tregojnë se dikush me shpejtësi i ka futur duart në to!
Denoncimet
“Perse nuk del realiteti i Elbasanit orest sota ka qene me Florian Habilaj ne makine por kane paguar Leonard Almeten 150 mije euro per te thene qe ka qene ne makine me Orestin ka deshmitare qe e kane pare Florian Habilaj me nje cante sportive te mbushur duke u larguar nga land rover por kane frike te denoncojne.”
“Policia po bën çdo gjë për të fshehur të vërtetën. Personi që ka qenë me Orest Sotën është larguar me një çantë të madhe nga makina dhe policia e ka lejuar dhe ajo e din se kush është. Po të keni parasysh foton e makinës që tregonte se eurot ishin të shpërndara me tufa në sediljen e pasme të makinës dukej qartë së një person tjetër ka qenë në makinë dhe ai në largim e sipër ka marrë ato që ka mundur. Policia nxori emrin e personit të tretë vetëm pas katër ditësh ç’ka do të thotë se ky Leonardi është thjesht beden. Në policinë e Elbasanit pëshpëritet se ka qenë shoferi i Sajmir Tahirit. Prandaj kërkoni të hetohet policia e Elbasanit për mashtrimet e saj anonim ju lutem”
Sigal